Zogjtë fluturojnë
Burra e gra
Nxënës e studentë
Këngës pa pushim
Me gëzim t'madh ia thonë
Ditën e pavarësisë
Shpirtin e lirisë
Me 17 shkurt
Çdo herë e festojnë.
Ani, ani thonë
Edhe kur nuk kemi
As bukë për t'ngaranë
E kemi shpirtin t'ngopur.
Me aromën e këndshme
T'lirisë tonë
N'tokën e shenjtë
T'babë Agronit
E nënës Teutë
Që djepin n'cilin u rritëm
E lamë me gjak
Për t'jetuar t'lirë
N'tokën tonë t'lashtë.