O ju qyqarë,
pse jeni aq t’ndarë?!
Edhe para botës,
t’këqiat ia mbjellni votrës!
Me para e votë t’qytetarëve;
jeni n’Parlament!
Njeri flet;
tjetri nuk mban vend!
Edhe n’ditë t’Pavarësisë;
jeni t’shpërndarë!
Marri ju qoftë;
për festë kombëtare jeni ju t’ndarë!
Sjelljet jo shtetndërtuese,
n’Parlament degraduese!
Zhgënjeni atdhetarët,
gëzoni gjakatarët!
Populli i përcaktuar;
do t’jetë vigjilent!
Amanetin e të rënëve;
do ta çoj n’vend!
N’festë t’Pavarësisë,
n’Parlament bëni;
sjellje t’marrëzisë...