Unë në Tërbaç përsëri do të shkoj
Po kush do të më presë me krahë hapur,
“Erdhe, a të keqen!”,kush do të më thotë,
Iku trimëresha me stuhi brengash matur…
Pushon tani në krah të burrit e djalit,
O Nënë, as mali me borë s’ duron sa ti,
Si vallë i sfidove shqiponjat e malit,
O nënë, o mall, lot i patharë, dhembshuri...
13 vjet e prite këtë ditë
Atje ke gjetur qetësinë, o Bebè!
Ta ndjej aromën e ngrohtë me dritë,
Ta shoh imazhin ëmbëlor hënës mbi rè…
Përse e bëre këtë sakrificë sublime,
Le ushqimin, ilaçet me bindjei le,
O zhgabonjë e Tranajoit sa fluturime
Ëndrra dhe dëshira të tuat kemi ne.
Nuk të qaj vitet, po vuajtjet që s’thuhen,
S’ doje të na lëndoje e lotët ke ndrydhur,
Që sot e tutje, nga ti erërat druhen,
Dhemb unë tek gjej portën e shtëpisë mbyllur…
Kutimi i të treve do të jetë me ne,
Deri ditën, që do të shkojmë atje.
O Bebè, moj xhanè,
Ç’mal mbi supe që më le…
Tërbaç, Vlorë, e mërkurë, 09.02.2022