Ulirima e ujqërve
trishtueshëm përhapet gjithandej,
si bumbullima rrufës në ditë fortune
tufani shkallmon shpresat e humbura
edhe 14 vite pas lufte
shpirt pa zot
i mbytur në baltë e lotë!
Gjenerata më e dashur
E boshatisë vendin e vetë
Nga lëngojtë e uritur
N'vend që t'i përkushtohen
Përmirësimit t'jetës së qytetarëve
I trashin pasuritë e tyre
N' dëm t'atdheut
Pa mendur fare
Se një ditë
Edhe ata vetë
Do ta kenë
Një t'ardhme t'ërrt.