Shkrimtarja e re dhe autore e disa librave tashmë, Marigona Krasniqi ka sjellë në festën e pavarësisë dy libra të rinj.
"Vdekja e diellit" dhe "Dromca çiltërsie" janë dy librat e rinj që ka sjellë shkrimtarja Krasniqi.
Ajo madje ka prezantuar këto dy libra përmes rrjetit social Facebook, e veshur me një këmishë ushtari dhe duke mbajtuar në duarë dy librat e saj më të rinj.
Marigona ka shpjeguar edhe domëthënien e kësaj këmishe, për të cilën thotë se atë e kishte veshur dikur babai i saj kur mori rrugën e luftës, ndërsa ajo tani e mbanë me krenari.
Ja postimi i plotë:
Këtë këmishë që po e shihni në fotografi, e veshi babai im dikur dhe pa mëdyshje fare ai u nis në një rrugëtim të ri, duke marrë përsipër gjithë sakrificat, rreziqet...
Duke lënë pas vetes gjithçka: prindërit, gruan shtatzënë, fëmijët, biznesin, pasurinë.., për të mbrojtur prindërit, fëmijët, gratë, pleqtë, tokat dhe pasuritë e Kosovës.
Sepse mbrojtja e Kosovës për të (si për shumë të tjerë) ishte më e rëndësishme sesa mbrojtja e vetes dhe e familjes.
Ndërsa sot, 24 vite pas, unë kam veshur të njëjtën këmishë.
Dhe jo rastësisht me datë 17 shkurt, kur Kosova feston ditëlindjen e saj të katërmbëdhjetë.
Në vend të pushkës sot kam kapur pendën dhe në këtë përvjetor pavarësie, i sjellë Kosovës këto dhurata modeste, dy libra të punuar me shumë zell, dashuri e përkushtim, në një periudhë kohore rreth katër vite.
Kjo është fare pak për Kosovën që meriton shumë, por premtoj të bëjë gjithëherë e më shumë pa mos u lodhur aspak.
Falënderime të panumërta shkojnë për Zotin e Gjithësisë, për mendjen, shëndetin, dhuntinë dhe vullnetin.
Falënderoj familjen time që janë gjithmonë pranë meje.
Falënderoj poashtu të gjithë bashkëpunëtorët:
Ndihmës financiar:
- Samile Doli
dhe
-Një familjar i imi që dëshiron të mbetet anonim
Redaktor gjuhësor:
Ilmi Rexhepi
Recensentë:
-Fitim Veliu
-Besarta Fazliu
Ballinat:
Arlind Tetrica
Botues:
"Meshari"- Nezir Prokshi.
Librat: "Vdekja e diellit" dhe "Dromca çiltërsie" nga sot mund t'i gjeni në Librarinë "Dukagjini" në Prishtinë.
𝓣ë 𝓹𝓪ç𝓲𝓶 𝓹ë𝓻𝓱𝓮𝓻ë 𝓭𝓲𝓷𝓳𝓲𝓽𝓸𝔃𝓮
𝓽𝔂 𝓴𝓪𝓼𝓸𝓵𝓵𝓮 𝓮 𝓭𝓪𝓼𝓱𝓾𝓻𝓲𝓼ë
𝓯𝓾𝓻𝓽𝓾𝓷𝓪𝓽 𝓫𝓪𝓼𝓱𝓴ë 𝓹ë𝓻𝓳𝓮𝓽𝓾𝓪𝓶
𝓭𝓸 𝓽ë 𝓯𝓮𝓼𝓽𝓸𝓳𝓶ë 𝓫𝓪𝓼𝓱𝓴ë 𝓮𝓭𝓱𝓮 𝓿𝓲𝓽𝓮𝓽 𝓮 𝓵𝓲𝓻𝓲𝓼ë!
Urime për ditëlindjen e katërmbëdhjetë, Kosovë!
Të dua me tërë fuqinë e zemrës sime!