N'fortunë lufte
Nëna t'lindi
Polluzha t'pagëzojë
Kosova t'rriti.
Shqiptarizmi t'nderojë
Kur shqiptarët vriteshin
Jo vetëm n'Drenicë
Por gjithandej
Vendbanimeve Dardanisë
Nuk i'au ktheve shpinën
Për t'lënë t'vetmuar
N'zjarrin e masakrave
T'serbo- Sllavisë
T'luti Fadili
Mugosha e Milladani,
Lejë shqipëtarët vetë
Eja bashkangjitnu
T'shkojmë n'Kroaci
Bosnjë e Sloveni
Për t'i çliruar këto vende
E për ta lënë Kosovën
Nën Serbo- sllavi.
T'thanë leje Kosovën
T'vritej masakrohej
Nga gjakëpirsat serb
T'premtuan grada
Pozita t'larta
T'i bir i Kosovës
I refuzove t'gjitha
Kosovës nuk ia ktheve shpinën
Kur ia kishit futur flakën
Hordhitë barbare
Qerniko serbo -sllave
Sot patriotzimi ka ëmër
T'kujton Darenica
E gjithë Kosova
Ty i madhi Shaban Polluzha
S't'harron historia
T'nderon Kosova
T'nderon shipëtaria!