Një herë e një kohë, një pasanik shkon t’i prezantojë të birin mbretit. Mbreti i priti me tëra të mirat, se kishte miqësi të vjetër me pasanikun.Kur dolën te dera, për të shkuar në shtëpi, rojet e arrestojnë djalin e pasanikut. Në xhepa i gjejnë sende të vjedhura në keshtjellë.
Me përgjerim, pasaniku i lutej rojeve, edhe mbretit të mos i denonin të birin, se po vidhte për herë të parë. Mbreti u zëmërua shumë për faktin.Për hatër të miqësisë se vjetër i dëgjoi arsyetimet e mikut . Pasaniku ishte gati të paguante dyfishin e dëmit . Krenohej më të birin, se kur vodhi mbretin, do të bëhej një hajdut i famshëm dhe do t’i sherbente me devotshmri si vetes, të atit,edhe mbretit.
Fundin e anektodes, tregonjës të ndryshem, e rrefejnë sipas rradakes së tyre. Varianti i parë, që i pelqen shumicës, mbreti i vari babë, e birë, në një ditë, për të zhdukur me rrënjë hajdutërinë.
Varianti dy, e tjerr më gjatë. Mbreti, për interesat e veta, i la gjallë edhe të atin edhe të birin por më kushtin, që djali gjysmën e plaçkës së vjedhur të ia dhuronte mbretit .E tha mbreti. Ashtu u vendos.
Shpejt djalit i doli nami si hajdut trim. Ankohej gjindja për hajdutllëqët e tija,por mbreti mbante një sy qorr,e një vesh shurdh. Krijoji një bandë hajdutësh, që i shtriu tentakulat edhe jashtë mbretërisë.Pasuri të madhe grumbulloi. Pse, as ai vete, e as trimat e tijë, nuk ishin dakort t’i jepnin pesëdhjetë për qindshin mbretit, filluan të strehojnë pasuritë në zgafella të ndryshme.
Këtë pabesi mbreti e mori vesh. I çoi fjalë me të atin , t’i vinte urgjent në kështjellë Pasaniku me të birin u paraqiten para mbretit. I jati qe krenarë për të birin. Mbreti qe turivarur për hajdutin. Mbreti dha ultimatumin:” Hajduti brënda dy ditëve t’I çonte mbretit pesëdhjetë për qindshin e pasurive të vjedhura, ose do të vareshin babë e birë!” Hajduti , nga frika, e pranoi urdhërin e mbretit.
Hajdutin , shokët e vet hajdutë, e priten me protesta.U binte më lirë të vritnin kryetarin e tyre, ose mbretin, për të ruajtur mallrat e vjedhur. Kryehajduti më leverdi kishte të vriste mbretin, se sa veten. Keshtu u bë. Me shoket e tij e vranë mbretin në pabesi. Vargjet e poetit të verbër edhe sot i këndon gjindja.” O mbret mjeran! Po të kishe shkulur të keqen, pa mbirë mbi dhe, edhe sot do të ishe mbret.”
Me variantin e tretë, ka më shumë pragmatizëm. Mbreti kur u bind se djali qe trim, dhe hajdut me namë, e emëroi kryeminstër, pasi i preu kokën kryeministrit të ndershëm. Edhe sot drejtojnë më dorë të fortë. Kjo është arsyeja qe numri I popullsisë në mbretëri, nga viti, në vit po bie me ritme të larta.Gjindja largohen në emigrim, pa kthyer kokën pas.
Përralla në lesh, shendeti për ne që nuk po emigrojmë.