Orët, ditët bëhen muaj,
Me mbesën pranverë çela,
Dhe si me një kukull luaj,
Pak çaste, se s’më le Perla.
E bukura 5 muaj mbushi,
Si princeshë po e mban mami,
Ne na ngjan si kokërr rrushi
Ngrohtë e ëmbël rritet Ami.
Nuk qan shumë siç bënte shpesh
Kur ishte e vogël fare,
Si duket, gjyshin e njeh
Që për Amin çmendet fare …
Dhe e marr në dorë Bekimin
Si frymë mjalti në gji,
Me ç’ përmasë më fal gëzimin
Të falem, o Perëndi!
Perlushja s’do që ta mbaj shumë
Si shoqe e ngushtë më thotë:
Lere çupën ta marr unë,
Se je plak e s’e mban dot…
Vlorë, e mërkurë, 23.02.2022