Sulmi mbi vetveten

Kultura

Sulmi mbi vetveten

Nga: Nexhat Bexheti Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 22:10
Nexhat Bexheti

Sa po dola nga një kafene shisha bar, mu duk vetja se jam i persekutuar nga ndonjë vendim i gabuar gjyqësor. Muzika e lëshuar jashtë decibelëve të normuara, jo vetëm kjo po edhe  ritmi i muzikës,thuaje se me çekan në kokë të vërsulet dikush, jo vetëm kjo por edhe ritmi i këngës dhe teksti me sharje dhe fyerje, në dallim prej meje ,sepse vetëm unë nuk konsumoja tym me Nargile. Klientela tjetër me Nargile ishin futur në ndonjë botë virtuale të tyre.

I traumatizuar nga kjo skenë ecja përreth mureve të godinave të cilat i kanë uzurpuar trotuaret dhe pista e hollë si vijë gjarpërore,ku kalimtarët me dashje apo pa dashje fërkohen me byrila me kalimtarët  tjerë në rrugët gjarpërore të qytetit tim.

Ashtu në mjegullimin e mendimeve më përqafoi një mendim,nga që mbrëmë e ndoqa me vëmendje një dabat televiziv, të ftuar disa analistë dhe do politikanë.Nuk u indinjova nga mosdija që çfaqën këta,por u indinjova nga niveli i ulët i komunikimit reciprok,mungonte dukshëm kultura komunikative,sepse kishte ndërhyrje grindëse gjat dialogut.

Toleranca e kohës akademike u rënua, silleshin sikurse gjendeshin në arenë të toreadove,me bikat spanjol. thosha me veten time ,se këta debatues athua vallë janë shpellar,sikur nuk vin nga qendrat urbanistike.  Edhe debati u mbyll pa ndonjë konkluzë që ti ngjajë së paku një mesazhi për zgjidhjen e krizave sociale, shkencore dhe kulturore. Debati më futi në depresion,ngase reflektimi  i shkathtësive politike  i shembi kriteriumet,e krijimtarive shkencore të lartësuara,mbi aktualitetet e krizave shoqrore.

Kaosi intelektual,unë mendoj se ndikohet nga kaosi urbanistik,kaosi në solidarizim,kaosi në nivelin mësimor në shkolla dhe universitete,kaosi politik pasi në skenë politike i kemi votuar dudukat,posedojmë një lepezë kaose tjera të cilat na e idhtuan jetën,sidomos rinisë. 

I zhytur në mendime të kota, dhe nuk shihja për reth,më kapi për krahu një mik i vjetër,hë çka shkon kokë varur, fare nuk vëren se kalojnë pranë teje njerëz të cilët të përshëndesin e ti s’ua var veshin,oh jo jo se pa dashje u futa në një filozofi të imponuar nga rethi e jo nga unë. Po nga kështu, ja deri te varrezat, të keqen unë, më trishtove ç’punë ke atje, jo vetëm të shkoj deri te përmendorja e babit ta shoh ditën e vdekjes se e kam haruar,sepse duhet një verifikim të patundshmërisë, si ore i marë a harohet dita e vdekjes së babait,një herë vdes babai ajo duhet të, të gdhendet në memori. Ik  shporu,ore sklerotik se nuk i pranoj bisedat e tilla.

Eh më duket se sot e kanë vendos të më çmendin dukurit anomalive. Ecja rrugës gjarpërore me ritëm të ngadalësuar dhe përsëri në mendime, sa po e çova kokën ja aty pranë u çfaq djali i hallës,u përshëndeta, hë nga ja ke m’sy a vjen në vizitë tek unë, aha me gjithë dëshirë, por kam njëqindmijë obligime tjera, si more që sa vite akoma s’ke kthye një muhabet ta bëjmë, gjithashtu, edha janë humbur mysafirët e pas darkës, si qyqarë e kalojmë natën. Jo patjetër duhet të plotësoj disa aplikacione për gruan,fatkeqsishtë  ja kam haruar emrin gruas, e  s’më kujtohet po jam nisur deri te familja e gruas, sepse gruaja gjendet jashtë që disa vite, dhe duhet shpejtë aplikacionet për ta vazhduar misionin atje, hë more torollak bishti i kacisë për ty, e disa të tjerë a jetohet kështu çfarë jete bëni. Shporru nga sytë,  mjaft se  edhe mua më futët në koshin tuaj torollak. Do shkoj e të mbyllem në shpi që mos të takoj rini demokratike, të harxhuar dhe të shprazët nga ideologjitë e shëndosha,i ka sulmuar koha dhe nuk ka se kush ti mbrojë,sistemi i mirëpret,nuk  i ngjallin reaksione dhe kundërshtime,negacioni i negacionit nuk funksionon. Nuk u buçet gjaku i turbulluar, opiumi i popullatës i jep efektet pozitive për rendin  shoqërorë demokratik.

Shumica e budallenjve e udhëheqin pakicën e mençur, deri sa do zgjatë kjo dukuri se di dot,koha punon, po për cilin do ta tregoje vet koha.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat