Ndoshta ka ardhur koha
Kur duhet fshehur dashurinë
E ta veshim me lecka zbatharakësh
Ndoshta koha ka ardhur
Kur duhet fshehur dhe besënikërinë
E ta mbrojmë prej të pabesësh e matrapazësh
Koha ndoshta ka ardhur
Kur duhet thënë zëshëm e vërteta
E ta ruajmë prej të ligjsh se na dënon jeta
Ka ardhur ndoshta koha
Kur dhe poezia është një padrejtësi
Sepse e thotë një të vërtetë që s'na pëlqen mua, këtij e atij.