Luteni, largojeni programin “Përputhen”

Kultura

Luteni, largojeni programin “Përputhen”

Nga: Skënder Karaçica Më: 2 mars 2022 Në ora: 06:54
Skënder Karaçica

Është bër praktikë e keqe,kur e kur,TV-të private në Tiranë,po na afrojnë programe me tipare të kiçit për brezin e ri shqiptar.Herë na afrohet njëfarë,,Big Brother,,(sic!)dhe herë ,,Përputhen,,krejt kjo një lojë dhe shembje vlerash.

Top Channel nuk ka të ndalur me programin a kulturor dhe i veshur me ngjyrat e kiçit në emisionin,,Përpushen,,!Në studio shohim një grup të rinjësh shqiptarë(vajza dhe djemë)që bisedojnë për ,,dashurinë,,e sheshit dhe pa asnjë përmbajtje për jetën dhe pikësynimet e brezit të ri shqiptar.

Tërë biseda nis e përfundon pa mesazh të qartë,veçse mund të dëgjosh zhurmë dhe zhurmë,kur e kur,kahet e dashurisë për brezin e ri shqiptarë,shkon dikah dhe ndalet dikund në errësirën e sheshit në Tiranë(sic!).

Çfarë kuptimi ka ,,Përputhen,,...?A e kupton dikush më mirë dhe vetë redaksia Top Channel në Tiranë se,të rinjët që parakalojnë në karrigat e studios nuk thonë asgjë për jetën dhe për të ardhmen e rinisë shqiptare...(sic!).Krejt kjo është një biznes për jetën në këndin e ,,dashurisë,,që nuk zgjat më shumë sesa të përfundojë emisioni ,,Përputhen,,!

Në emër të ardhmërisë për brezin e ri shqiptar, kahet e jetës dhe të vijave të qarta për dashurinë pa tipare të sheshit,lutemi redaksinë Top Channel në Tiranë,largojeni emsionin,,Përputhen,,që në vete nuk ka mesazh,nuk ka tipare për jetën,nuk ka  udhë  për të bërë familje moderne shqiptare për shekullin e ri!

Top Channel dhe të tjera televizione në Tiranë,na afroni programe me përbajtje të kohës që,të përballojmë me sukses kohën e globalizimit dhe fati i brezit të ri shqiptar...!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat