Shih ç`farë është lufta
Për liri
Për atdheun e robëruar
Nga hijena dhe demonë
E besoni tani ferrin
Kur fisi im dymijë vjet
Ishte peng i atdheut
Të pushtuar
Kur në pikë të ditës
S`kishte dritë as diell
Masakroheshin
E në fund vriteshin
Eh sa e madhe është liria
Kur ta vrasin parasysh
Sa i madh është atdheu
Kur ta robërojnë
Shpirti të dhemb
Sot fisi im lutet
Përcjellë uratën
Njerëzve të bardhë e të zi
Të mbretëroj paqa
Dhe kudo miqësia botërore
Të shndërrohet në superfuqi.