Qyteti i pambuktë

Kultura

Qyteti i pambuktë

Nga: Zymer Mehani Më: 3 mars 2022 Në ora: 09:34
Autori

Dua të ndërtoj
Një qytet t'pambuktë
Ku s'do të ketë vend
Për hienë as për ujk

Një qytet me plan
Shumë të butë, kuptohet
I pambuktë do t' jetë
Që kurrë s'do t' rrëzohet

Me butësi, mirësjellje
Dhe me besënikëri
Do t'i ndërtoj kullat
T'larta, miqtë e mi

Jo prej gurësh, as tullash
Por me pupla pëllumbash
Do t'i ndërtoj shkollat
Dhe çerdhet e bukura
Dhe kopshtet e parqet
Për zogjtë edhe fluturat

Bedenet e qytetit t'ri
Do t'i ndërtoj veç me dashuri
Dhe me vlerën njerëzore
E me besën stërgjyshore

Kryetar t'qytetit
Do ta bëj një fëmijë mitar
Sepse ne të rriturit
Po bëhemi hileqarë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat