Dy Drangoi me pushshkë n'dorë
Piromanetë e mizorisë
I lanë n'terr t'historisë
N'Devetakë karshi Topillës.
Në një shpellë n'Devetakë
Imer shqipia me Aliun
Mbi Kosovë po fluturojnë
Zjarr e mjegullë u shifet n'gojë
Renqeth toka pas u shkon
Ngadalë nënë me dorë i thonë
N'Beograd mesazh dërgojmë.
Jem shqiptarë n'a thonë kaqakë
T'fala kralit n'Beograd
Është Kosova nëna jonë
Babë Agroni n'a ka lënë
Kurrë për jetë ske për ta marrë.
Kur pandehuni se kam vdek
Unë akoma jam n'jetë
Thotë Imeri n'tokë t'vetë
T'fala kombit e përshëndes
Për Kosovë më nuk mbaj dert
Është e lirë nën qiell t'kthjellt.