Mbi 1 milion euro për blerjen e veprave të artit

Kultura

Mbi 1 milion euro për blerjen e veprave të artit

Më: 3 mars 2022 Në ora: 16:29
Mbledhja e Qeverisë

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës u miratua vendimi për blerjen e veprave të artit. Mbi 1 milion euro do të shpenzohen përgjatë 3 viteve për të blerë vepra të artit dhe për të pasuruar fondin shtetëror të artit.

Ky është një lajm i mirë që vjen pas vështirësive që kemi pasur vitin e kaluar për të sjellur në jetë këtë program. Këmbëngulja jonë që kjo formë e re e vlerësimit dhe mbështetjes së artistëve të dërgohet deri në fund, ka siguruar që programit t’i rritet edhe buxheti por edhe jetëgjatësia.

Programit që ka filluar vitin e kaluar, i kemi shtuar elementin e blerjes së veprave të artistëve të dëshmuar që më nuk janë në mesin tonë. Vepra të panumërta të artistëve të jashtëzakonshëm që gjenden nëpër koleksione private e nuk janë të njohura për publikun, do të kenë mundësinë të ekspozohen para artdashësve nëpërmjet këtij programi.

Themelet e forta janë më të nevojshme se sa ngritja e shpejtë. Javëve në vijim do të hapet thirrja publike për blerjen e veprave të artit. Përgjatë tre viteve do të pasurojmë fondin shtetëror të artit përmes thirrjeve të rregullta publike dhe blerjes direkte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat