Shoqata e shkrimtarëve dhe e krijueseve "Ramadan Musliu"- Viti.
Poezia Fituese “Pena e artë e shkurtit 22”.
Gjuha e Noas
T’i kam lexue ëndrrat
Për të ngrit Kullën e Babilonit
Për një çast edhe dëshirat e lirisë
Por mbrëmjet kryeneqe
T’i ndan në njëqind pjesë të atomit
Fjalët e hyjet për t’i dhënë dritë Adamit
E di rebelimin e Apokalipsit
Kur jetonte në këtë anë
As pas pesë shekujve të ferrit
Nuk kanë përfundu betejat
Për liri jo se jo
Për vdekjen se besoj se ka fund
As yjet nuk e besoj se zbresin
Nuk e duan tokën të ndyer a të shitur
Tani veç engjëjtë janë bërë mbretëri e qiellit
E jetojnë lirinë e Kopshtit të Edenit
A e dini se hyji ma i shenjtë i takon Ernes
Gjuha e Noas tani shkruhet e flitet në artin e saj.