Jemi shqiptarë
E kemi një gjuhë
Një histori
Jemi t' bijtë
E Agronit dhe Teutës
Në vend që t' jemi bashkë
U ndamë për shkam
Për gjep dhe pushtet
E lamë prapa kombin
Më t' vjetër n' kontinent
Vërtetë kemi rënë
Viktimë e pa drejtësive
Gjenocideve t' pushtuesve
Tani është koha e fundit
T' bëhemi bashkë
Ta forcojmë kombin
T'i lëmë ndasitë
Luftën për pushtet
Dhe për shkam e gjep.
Për ndrysh koha nuk pret
Do të mbetemi prapa
Ani pse
Kombi më i vjetër n' kontinent.
E ardhmja kombit tonë
Nuk ndërtohet me llafe
E luftë për pushtet
Por me dije
Mund, djersë e sakrifica
Për të arritur
Atje ku e meritojmë
Dhe e kemi vendin
Si njëri ndër kombet më t' vjetra
N' Ballkan
Kur n' këtë tokë
Nuk kishte as një popull tjetër
Përveç fise Ilire Dardan.