Valët e thinj Ura të Drinit të Bardhë
Vezullojnë pranverave të blerta...
Me ninulla, epika e këngë të lirisë
Bashkohen gëzueshëm me Drinin e Zi
Shpërndajnë freskinë brigjeve me zaje
nëpër fusha e male luginave,
Pellgjeve kreshtave të atdheut
thurin ode krenarie për Epopetë!