Kur ka diell, ka pas’ hënë,
Kur ka babë, ka pasur nënë,
Ku ka tokë, fara ka zënë
Bë’ kokrra se ka pas’ rrënjë.
O ju, nëna që bëtë botën,
Për fëmijët lini kokën,
Bëni tok qiellin dhe tokën
Ndaj me ju yjet u mblodhën.
O ju nëna sedërtare
Për vete s’pyetët fare,
O ju shqiponja krenare
Me urata legjendare.
Sa shami të zeza vutë
Me hallet për gryke u zutë,
Sos na i prutë në futë
O lot i patharë në bukë!
Sakrifica juaj ngjitet,
Në trishtime nuk zvarritet,
Çel agim i bukur dite
Dhe merr buzëqeshje drite.
Për ju çelin trëndafilat
Për ju këndojnë bilbilat,
Me buzëqeshje, aq të mira
Perëndesha, ëmbëlsira.
Bekuar dita e nënës,
O nënë, o refren i këngës!