Grua

Kultura

Grua

Nga: Zyrafete Kryeziu Manaj Më: 8 mars 2022 Në ora: 14:19
Zyrafete Kryeziu Manaj

Je halli i jetës n'kapërcim
gazi e vrarë i ditëve të përvujtura
her kurora e përflakur diellore
si nuri i fytyrës sate.

je loti i trongitur stinve n'kapërcim
lecka që harrnon shpirtëra të vrarë kohësh
je dita ime e jetës së njëmend
je grua që rri vertikal për të bëmat madhështore.

Je kurora e nusërisë që lind jetën e re
e brezave ua përcjell qumshtin e gjive t'pa shterrshme
je vet uni që nuk mundet me shkel kush me këmbë
je liria e shpirtit deri në prehje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat