Nastradini gënjen

Kultura

Nastradini gënjen

Nga: Fatmir Lohja Më: 9 mars 2022 Në ora: 07:27
Fatmir Lohja

Mjaft me politikë!- urdhëroi Coli

Na lini rehat ta pimë kafenë!- e mbështeti Loli.

Nuk pushonin klientët në lokalin e lagjes, në atë mëngjez të djele. Sa shprehte njëri simpati për një politikan ,ai është gënjeshtari më i madh, konstatonin dëgjuesit. Mendimet qenë ekstreme, se secili arsyetonte sipas interesit të vet.

Gënjeshtari më i madh në historinë e njerëzimit ka qenë Nastradini,- e nisi më zë të ulët Coli.

Kjo dihet, - i rri gati Loli.

Nastradinit i kishte dalë nami si gënjeshtari më i madh në tërë Arabinë, nisi të rrefej përrallzen Coli.E thërriti një mbret në sarajet e veta. I kërkoi Nastradinit ta provonte në se mund ta gënjente.Nastradin u shtir se gjendej i papërgatitur për kërkesën. U mbrojt, se veglat e rrenave nuk i ka me vete.I kërkoi mbretit tre pend qe, dhe tre qerre, për t’i transportuar nga shtëpija te sarajet. Mbreti i dha me qejfë, nga kersheria,në se Nastradini do të gënjente.

U merzit mbreti që Nastradini nuk po kthehej. Dërgoi ushtarët t’ia sillnin urgjentisht Nastradinin të sarajet.- Pse nuk erdhe të më gënjesh?- e pyet me ton mbreti- Nastradinin.- Nuk kam se si të gënjej më tepër . Aq pasuri sa më dhatë ju, nuk e kam vënë tërë jetën,- ia kthen më shumë frikë Nastradini.

E mrekullushme.

Famoze.

Nuk është më e bukur se gënjeshtra e kryetarit të opozitës.Eeeeedhe për humbjen e fundit, deklaroi se unë nuk e kam humbur asnjë garë.

Çfarë i bëri mbreti Nastradinit, kur e mori vesh vesh se e gënjeu?- pyet me sinqeritet rinor një bukurosh.

Atë që po i bëjmë ne politikanëve, pas dites së votime,- ia kthen Loli me shumë seriozitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat