Krimet n’gra e fëmijë,
i bëri gjakatari n’Gjilan mbi tetë mijë!
Krimet me tupan,
kriminelët serbë i bënë në Gjilan!
Për t’i mbuluar krismat e armëve gjatë pushkatimeve,
bumbullonin tupanet n’varre t’hapura trimave!
S’ju lanë gjurmë as shenj shkit n’vendin e vet,
n’katërë dhjetë e pestën Kosovën e bënë shkret!
Sot një porosi për këta parlamentarë,
n’këto kohë shumë t’liga mos t’bëhen t’marrë!
Mos t’bëhen si qentë n’kamion;
i çonin për ti vra!
Ata n’mes vete filluan me’u përla!
Kur ne mësojmë t’kaluarën gjithmonë do t’jemi bashkë,
për punë t’atdheut s’mund t’na nxjerr kush jashtë!
Kur atdheut i bëhet shërbim me prioritet,
armikut pushka kurrë më s’do t’i kërset!
S’do t’kemi krime ne kurrë me tupan,
kur shteti ynë ligjor me miq kordinon...