Rritesh e rritesh
Kudo zhytesh
Me njerëz të shumtë
Kacafytesh
Rritesh shpejt
Me të madhe
Të konsiderojmë
Si sorkadhe
Pse, or çmim
Së ndaluri s,pushon
Deri kur këtë rrugë
Po e vazhdon?
A s, mendon hiç
Për fëmijë
Për nxënës e studentë
E shumë të rinj
More çmim
Të mallkoftë Zoti
Vetëm me qeveritarë
Po t, shkon moti
Ndal, or ndal
Të i them ca fjalë
Dua edhe kusurin
Të ta falë
Mos u ngutë
Pse s,ngadalëson
Gjithëkush në ty
Është ka mendon
Je i madh
Dhe me famë
Tjetër ishte
Deri mbrëmë
Pse or çmimi i ri
Aq shpesh vjen
Frikë e trishtim
Në masë bjen
Unë të propozoj
Të shkosh në pushim
Në bjeshkë, det a banjë
Për rehabilitim ?!...