Grua!

Kultura

Grua!

Nga: Rudina Muharremi Beja Më: 10 mars 2022 Në ora: 14:42
Rudina Muharremi Beja

Grua,

Merr me vete pak prej të shkuarës

aq sa shpirti yt i lirë të fluturojë

të kapërcejë pragun e dëshirave të heshtura,

valsit të erërave kudo nëpër qiell,

pa shqetësimin drithërues të së sotmes

pa ankthin e të nesërmes

veç rend ashtu si madhështi

sinfonisë së pranverave të tua,

të përjetshmes,

që jetën para teje përkul!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat