Ndryshimet

Kultura

Ndryshimet

Nga: Atdhe Geci Më: 10 mars 2022 Në ora: 20:05
Harta

Çamëri, o gjakja e Pirros

me arvanitët je një vëlla

në shtëpi kudo dëgjohet

fjalë gjallë e gjuhës sonë

 

Një Atdhe e kam zemrën

u thashë në Artë e Atikë

gjakun tim e kam flamur

Kuq e Zi, si në Shqipëri

 

Nuk i vihet pranga fjalës

nuk i vihet shtupi gjuhës

Çamëri o trimja Arbërit

gjak i shenjtë i luftëtarve!

 

Zgjohu çamë e arbanitë

jemi shqiptar, jemi vëlla

tek ky diell e tek ky det

Shqipëria është e lashtë!…

 

Çamëri, gjakja e Zeusit

jemi komb me përëndi

bimur jemi tek kjo tokë

kur ky dhe s´ishte Greqi!...

Image
Harta
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat