NË MUAJIN MARS
(..,viti 1981)
Në mars
u thyen heshtjet,
u thyen mitet,
u thyen grilat,
u lind dielli i lirisë.
Në mars
u hapën shkollat,
u mbushën burgjet,
u bleruan fushat,
u kthyen kanjushat.
Në mars
u çelën lulëkuqet e Kosovës,
u zgju ndërgjegjja,
u ngrit vegjëlia!
Në mars
nisi, filloi gjithçka,
ringjallje-rilindje, ripërtrirje e vërtetë!
Gjithkah u hapën
dritë-dritare, për çështjen kombtare!
rilindi-agoi, e po agonte,
agu ynë, i lirisë SHQIPTARE.
Xh.H