Nëse lutjen e marrin yjet

Kultura

Nëse lutjen e marrin yjet

Nga: Agim Desku Më: 13 mars 2022 Në ora: 12:33
Agim Desku

Më thuaj

Buzëqeshjen ia fal hënës 

A nënës

Trimërinë babait 

A diellit.

Këngën 

Vargut të motrës.

Vëllait

Syrin e ylberit.

E njëmilionta ngjyrë 

E pafajsisë

Sonte je.

Piktura më e bukur 

Se vetë Mona Liza.

Mos e harro emrin

Nora.

E ke nga legjendat 

Për tokën e lirë.

Edhe njëqind herë të lindesh

Kurrë nuk je ma e mirë se sot 

Për Rugovën që të fal lutjen.

Image
Nora
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat