Butel: “Java e Frankofonisë” bashkon vlerat tona kulturore

Kultura

Butel: “Java e Frankofonisë” bashkon vlerat tona kulturore

Më: 13 mars 2022 Në ora: 20:39
Java e Frankofonisë

Nën përkujdesjen e Ambasadës së Francës dhe partnerëve të saj, nga sot e deri më 20 mars do të mbahet edicioni i 22-të i Javës së Frankofonisë.

Në hapje të kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore, ambasadorja e Francës në Prishtinë Marie-Christine Butel, tha se nga viti i kaluar Java e frankofonisë quhet "Atmosferë", pasi sipas saj kjo i jep kuptim këtij projekti.

Ajo tha se ky program ka një përshkrim të veçantë për vlerat e përbashkëta kulturore Kosovë-Francë.

Butel: Nga edicioni i viti të kaluar ky program është quajtur “Atmosferë”

“Nga edicioni i vitit 2021 kemi dashur që Javën e Frankofonisë ta quajmë “Atmosferë” dhe po duket që kjo fjalë po shqiptohet në shumë gjuhë të tjera, gjuhë frënge, gjuhë shqipe, gjuhë angleze apo edhe të tjera dhe çka i jep kuptim projektit tonë të përbashkët. Java e Frankofonisë është për ne dhe për të gjithë dhe për të matur pulsin e shoqërive tona, por veçanërisht me një përshkrim të veçantë dhe duke i huazuar vlerat tona të përbashkëta, apo duke i bashkuar ato më atë të frankofonisë. Sigurisht atmosfera janë më të dëgjuarat kohëve të fundit dhe sot po jepet një spektër tjetër një luftë për shkallëzuese që po ndodh në Ukrainë. Jemi me tërë popullin ukrainas dhe me atë çka po ndodh në Ukrainë... Ky program ka filluar të ngjizet vitin e kaluar në Prishtinë dhe po vazhdon në Prizren 2022 dhe do të zhvillohet në qytete të tjera në të ardhmen," tha ajo.

Ambasadori i Zvicrës në Prishtinë Thomas Kelly tha se e gëzon fakti që Kosova po fillon me përgatitjet që të bëhet anëtare me të drejta të plota në organizatën ndërkombëtare të frankofonisë.

Kelly: Ambasada e Zvicrës do të hapë në Prizren një ekspozitë më 15 mars

"Edhe ne shprehim mbështetjen e plotë për shtetin e Ukrainës. Me kënaqësi edhe Zvicra merr pjesë në programin e frankofonisë, program që është i pasur, përtej gjuhës të pasur dhe plot histori vendet e frankofonisë ndajnë vlerat e përgjithshme universale ndërmjet të cilave diversiteti kulturor, gjuhësor dhe arsimi, mbrojtja e ambientit, vlera këto esenciale për të jetuar se bashku. Më gëzon fakti që po e shoh Kosovën e cila po përgatitet të bëhet anëtare me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe po angazhohet për këto vlera të përbashkëta të frankofonisë. Në këto kohë jo të sigurta përshëndes veprimin e Kosovës për të promovuar demokracinë dhe paqen... Dhe me këtë rast Ambasada e Zvicrës në Prishtinë më 15 mars në Prizren, do të shihni një ekspozitë, koleksion të fotove të muzeut olimpik të Lozanës. Dhe jemi të lumtur që në Doku Kino në Prizren veprat e dy organizatorëve zviceranë kosovarë shumë të talentuar do të prezantohen dhe ky punë e tyre tregon më së miri jo vetëm të marrëdhënieve njerëzore, por edhe të kulturore të dy vendeve tona, por edhe pasurinë dhe potencialin në të dy anët," tha ambasadori Kelly.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku tha se ky program është i kuruar me shumë kujdes. Madje ai përmend edhe dy ngjarjet kryesore të këtij eventi, që janë anëtarësimi me të drejta të plota në organizatën e frankofonisë dhe bashkëpunimi kulturore mes Kosovës dhe Francës

Çeku: Në aspektin kulturor ky është një vit shumë i rëndësishëm për Kosovën

“Edhe këtë vit do të jetë një program shumë i kuruar me kujdes me shumë finesë dhe në të njëjtën kohë një program i Javës së Frankofonisë që i përfshin organizatat dhe hapësirat kulturorë të Kosovës në Prishtinë, Prizren si Autostrada Hangar, Doku Kino dhe Kino Armata dhe hapësirat e tjera. Në kuptimin e zhvillimit kulturor ky është një vit shumë i rëndësishëm për Kosovën, pasi jemi duke kaluar në procesin e reformës së përgjithshme të sektorit të kulturës. Dhe jam i lumtur sepse për këtë vit po ndodhin dy ngjarje e rëndësishme në kuptimin e ndërkombëtarizimit për artin, kulturën, shkencës, dijes së Kosovës. E para anëtarësimi me të drejta të plota në Organizatën Botërore të Frankofonisë e Kosovës dhe e dyta marrëveshja për bashkëpunim kulturor Kosovë-Francë që do të ketë fokus të prodhimin filmik", tha ministri Çeku.

Aktivitetet me rastin e Javës së Frankofonisë në Kosovë, mbahen në partneritet me Grupin e ambasadave frankofone në Kosovë, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Arsimit, atë të Kulturës, Aleancën Franceze të Prishtinës, dhe partnerë të tjerë nga Kosova dhe Franca.

Ndryshe, Kosova që nga viti 2014 është anëtare e Organizatës Botërore të Frankofonisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat