Kalërim nëpër rrjeshta në librin ”Malet e Djallit” Bjeshkët e Nemura

Kultura

Kalërim nëpër rrjeshta në librin ”Malet e Djallit” Bjeshkët e Nemura

Nga: Hamdi Rafuna Më: 20 mars 2022 Në ora: 19:39
Bjeshkët e nemura

Lufta po vjen. Lufta po afrohej, por ne ende nuk e kuptonim plotësisht. Regjimi organizonte transport publik falas për punetorët e fabrikave në tubime të ndryshme për të mbeshtetur vëllezerit tanë serb të kërcnuar në Kroaci!(…..) Njëkohesisht ishte edhe krizë pune, kishte krime të vogla porse në kulm ishte krimi shteteror serb. Gjithë çka ndaloi, dhe Serbia po bëhej gati për luftë! Patriotizmi ishte ndjenjë e përkatësisë së “një populli të rrezikuar serb” dhe kjo u ndez mbrenda natës si një eufori masive në nivelin e një ç’mendurie të pa kthyeshme! Kjo urrejtje e vrazhgët u mbuall kundër të gjithë atyre që nuk ishin serbë!(…) Shumica ishin të gatshëm të vdesin për Sheshelin, prandaj edhe vdiqën për shkakun e tij! (…) Në zgjedhje votuam për Vukun por nuk e di, pse ai nuk fitoj kur dihet se shumica e votuan (…..)(fq.11). 9.mars.1991. Ishte protestë në Beograd, të gjitha rrugët u blokuan nga regjimi me arsyetime banale, për kontrollime rutinore, por arsyeja ishte që sa më pak demostrues të tubohen atje sepse kundërshtohej regjimi i Milosheviqit! Shumë ushtarak, policë e vullnetarë, por edhe arkivole me djem të rinjë, të cilët mobilizoheshin dhunshëm për të i dergua në luftë! Qytetet ishin të mbushura me të shpërngulur, kishte armë edhe në treg për të ble! Edhe granata dore gjente njeriu atje, ato ishin të palosura sikur patatet por kishte edhe uniforma të kamuflazhit.(…) E vetmja gjë që mungonte ishte arsyeja e shendoshë e njeriut normal! fq.(12, 13,14) Lajme të trishta s’mund të duroja dhe të shikojë, sidomos Spomenka Jovic dhe Mila Stula dhe gazetarë të tjerë që n’xitshin luftën në televizion! Ata abuzonin urryeshëm, dhe pa kurrfarë morali njerëzor në këto tv.shtetërore! Ishte vetem studio B, që përmbahej sa do pak! Por edhe këtu luheshin gjëra të shëmtuara! (…) Në një të hëne, kështu e fillon lajmin Marko Jankovic në programin “Kompromis” “Mirëmbrëma të nderuar shikues, sonte i kam dy të ftuar special, Laza dhe Laki të cilët vijnë nga Kragujevci! Këta kan shkue nga Serbia në Bosnje për të luftue s’bashku me serbët e atjeshëm. Janë këtu për të s’qarua se udhëheqesi ynë, Komandant Crni (Galani) është arrestua nga serbet, dhe se ai po mbahet në arrest në burgun ushtarak të Banja Llukes! Ai është në vetmi nën regjimin e torturave por edhe i kërcnuar me likuidim”! -“Po ky është vëllau im,” zëshëm reagova unë! Halo, ndale veten, kush e din se për cilin po flasin, nuk është e sigurt se është yti vëlla! Ngadal të dëgjojmë e pastaj sigurohemi për këtë! Pije pak ujë dhe qetsohu, ndoshta është keqëkuptim, ndëgjohej Marko duke më thënë!Unë nuk e kisha pa vëllaun për një kohë të gjatë, nuk isha në dijeni se çka bënë dhe ku është! I kisha problemet personale dhe nuk kisha kohë të mendoj për atë.(fq.15) (….) Të nesërmend shkova në Beograd dhe drejtë në StudioB! Doja të bisedoj me Marko Jankoviç! U desht me pritë një kohë kur më në fund erdhi! “Unë jam motra e atij njeriut që u përfol dje në programin tënd! A don të më ndihmojsh? Gjithësesi, nëse mundem! Më shpjego se kush ishin ata të ftuarit e programit dhe a është e vërtetë ajo se çka thanë ata mbrëmë! Unë nuk mundem me bë asgjë sepse ata nuk ke mundësi me i takue! Ata kan adresa të mshefta! Po u kuptua vend ndodhja e tyre, atëherë rrezikohet jeta e tyre. (…) A e din ti se sa të vështirë e kan pas me ardhë nga Bosnia, këtu në program? Më vjen keq, por nuk mundem me bë asgjë më shumë! Por unë dua të kuptoj se çka është kah bëhet me vëllaun tim! Të lutem, kjo është shpresa e fundit! “Idiotat, dërgojnë njerëzit atje, pastaj i arrestojnë! Bëjnë karrierë e pozita, mbajnë pushtetin duke rrezikue jetën e të tjerëve, u shpehë me mllef Jankoviç! Por mos u frikso për vëllaun sepse përderisa është bë publike kjo, atëherë nuk do i ndodhë gjë vëllaut.” (….) Tani nuk kan guxim me bë marrëzira përderisa ëshë publikue rasti! Qëllimi i programit tim ishte publikimi i rastit! Unë nuk arrita të marr adressën ose numrin e telefonit për Lazën dhe Lakin, por kuptova diçka kur M Jankoviç tha se “ata e kan dërgue”! Ata, e ka kuptimin; ushtria dhe policia….(fq.16) Unë nuk arrij të kuptoj se përse ushtria e republikës serbo-boshnjake, arreston serb që vijnë nga Serbia për të ndihmue ata dhe sidomos ata që quhen heronjë dhe legjenda! Ne nuk jemi në luftë, ne nuk marrim pjesë atje, ne nuk dërgojmë as ushtarë dhe as policë atje. (…) Kjo rrenë është kah përsëritet gjithënjë.(…) Unë e thirra njërin nga familja, duke mendue se se ai din diçka për vëllaun tim! “ Rile, e ke vizitue familjen time? Nga një herë ishte përgjegjëja!” A din diçka për vëllaun tim? Kur ai ka shkue në luftë? Kush e ka mobilizue? Cilës njësi i përket? Të lutem, më shpjego diçka! “ “Ai ka marr pjesë në luftë për një kohë të gjatë, qysh nga fillimi. Më tepër unë s’di! E kam lexue në gazetë se është arrestue dhe asgjë më tepër(….)” Mundohu të kujtojsh diçka, të lutem, Rile! (…) Asgjë më tepër” tha Rile por dukej jo i sigurt! E kisha një ndjenjë se ai dinte diçka (…)Thauj të lutem mos u bë ashtu. (…) ”E kam një numër telefoni. M’a dha numrin dhe tha se, vetëm nëse kishte me ndodhë diçka me vëllaun, do e përdorësha këtë” tha më në fund! Pse atëherë, ti nuk e ke thirre deri më tani? M’a jep numrin! “ Nuk kam besue se do të jepja numrin, por të lutem mos trego se nga unë e ke marrë këtë numër. Të lutem, unë kam fëmijë, dhe se nuk kam dëshirë të vdesë. Toni i të folmes ishte me të dridhura nga frika, ishte jo racoinal! Ai duhet të ishte i dehur, mendova! I premtova se do e mbajë fjalën.(….) U befasova kur e kuptova se numri ishte Ministrisë së mbrendshme. Pastaj mendova dhe i thash vetëvetes: kur ata kan të drejtë me luajtë me jetën e vëllaut tim dhe tërë popullin, pse unë nuk pasna të drejtë me pyet për vëllaun! Ata e paskan dërgue në luftë. Më e vogla që ata munden me bë, është që të shpjegojnë se çka ka ndodhë, dhe a është në rrezik, jeta e tij!” Nga kush e ke marrë këtë numër? Mos thirrë përsëri! Ky është një telefon ushtrie! Kërkoje vëllaun te vullnetarët!Çka kemi ne me atë” ishin fjalët murmuritëse në tel! Një zë intelektuli por pa ndjenja më bërtiti mua! Por çka tjetër pritet nga një idiot në stilin e një majmuni të sëmurë! (…) ”Unë e ngarkova trurin që të mendoj pak më menqërisht dhe menjëherë më iki mendja te Kapiten Dragani dhe Knini” ( Dragan Vasiljkoviç, shtetas i Australisë, i lindur në Beograd, 1954, Ai ka ushtrue forcat serbe në Knin dhe Krainë, ky ka formue grupin paramilitar, Kningje, dmth fjala Kningje është bashkim i dy fjalëve Knin dhe Ninja. Grupi është i njohur me emrin Beretat e Kuqe)!Kusheriri Rile më tha se vëllau im ishte në luftë për një kohë të gjatë. Ndoshta K. Dragani din diçka për vëllaun. E gjeta zyren e tij dhe menjëherë skova atje! Aty prapa tavolinës së punës qëndronte një grua e pa sjellshme ( ishte nëna K Draganit) të cilës i afrova fotografinë e vëllaut. (…) ”Shiqo në anën tjetër të rrugës te ata, ne nuk dijmë asgjë për at! As që kemi ndëgjue ndonjëherë” Duket sikur ajo nuk e shiqoj foton dhe as mua, ajo dëshironte të më hjekë qafe dhe sa ma larg asaj zyrje.(...) Më vonë e kuptova se të gjithë ishin në dijeni për vëllaun tim. (fq.18) (…) Pastaj e gjeta adresën e shtabit të armatës së Arkanit. “Zhelko Razhnatoviç, njëri nga udhëheqësit më të vrazhgët( kriminelit, vrasësit me para dhe tregëtarit të narkotikës, por të gjitha këto nuk e penguan që njëherit të ishte edhe anëtar i shërbimit sekret të shtetit”)! fq.252) (…) Rrugës për në shtab te Arkani në dy anët e trotuarit qëndronin persona me flokë të shkurtë dhe shiqim të frikshëm të renditur në distancë metërshe.(….) Unë i shpejtova hapat pasi që ndihesha e friksuar përpara këtyre! Edhe këtu asgjë fare për vëllaun. (…) Po pse nuk shkoj edhe te Shesheli, pasna harruar! Ai i ka thirrë vullnetarët.(…) Edhe këtu e njejta përgjegje. (…) Pse more askush nuk dëshiron të më ndihmojë? Pse janë aq brutal ndaj meje? E kuptojnë këta se e vetmja që unë dua është të marr vesh për vëllaun tim! Të gjithë vetëm më gënjenë sikurse ky farë Oliveri i partisë radikale! “ Ndoshta ata të Ministrisë së punëve të mbrendshme e kan përgjegjen, shko atje, sepse ne nuk kemi forca ushtarake, policore e vullnetarë në territorin e Bosnjes tha ai. (…) Erdha në shtëpi dhe fillova të i thërras të gjithë ata numra që arrita të i siguroj. (…) Pa mendue fare dërgova porosi në të gjithë numrat që më ran ndërmend, kështu që për habi njëri nga kjo listë ishte një farë Frenki! (Franko Simatoviç i akuzuari për krime lufte në Tribunalin e Hagës. Beretat e Kuqe, grupet famkeqe paramilitare. Ky ishte dretëpërsëdrejti i lidhur me Jovica Stanishiqin, udhëheqësin e shërbimit sekret shtetëror, i cili po ashtu ishte i udhëhequr në mënyrë direkte nga Milosheviqi, të akuzuar që të dytë)! Ky ishte shef i shefave. Vëllau im kishte qenë rregullisht në kontakt me Frenkin!Ai ishte një lloj koordinatori në mes të popullit dhe sektorit të udhëheqjes në Ministrinë e mbrendshme, dmth pushtetit. Raja Bozhoviç, Crnogorac, Sllobodan Jeremiç, Jovica Stanishiç, Radmilo Bogdanoviç dhe deri te Millosheviqi. Unë nuk e dijsha se kush ishte kush, në këtë hierarki! Por unë isha e sigurtë se kjo ishte një hallkë solide e zingjirit në të ciliën Serbia ishte prangosur!! Këtë kurrë nuk kisha me e besua sikur mos të ishte ngjarja e vëllaut! (…) Pas disa ditëve prap e thirra Rilen. “ Rile, ke ndo në nummer të shokëve të vëllaut që kan qenë s’bashku në Kroaci dhe Bosnje? “ “Po kam” tha ai. “Po pse nuk më tregove në të parën herë” i thash unë e nervozuar. “Por ai tha se unë do kisha thirrë at numrin, nëse atij do i kishte ndodhë diçka. Kam mendue se gjithëçka është në rregull”! (fq.19) Përse nuk e bëre këtë? Pse nuk e thirre këtë numër kur e ke kuptue se ai është arrestue” e pyeta unë. “Nuk kam guxue” tha ai. ”Numrin që unë e mora nga ti, ai i përket njëfarë Frenki, por askush nuk lajmërohet” “Mos e përmend këtë emër përmes telefonit! A e din ti se me cilin ke të bëjsh? A e din ti se kush është ai” bërtiste Rile përmes telefonit! (…) Tani kisha edhe një shpresë dhe mundësi që përmes këtyre numrave të shokëve të Crnit(Galanit) do të gjeja vëllaun! E thirra Nikun por u lajmërua vëllau i tij më i ri, Dino! “ A mundedh me spjegue se si mund të kontaktoj me vëllaun tim? “ Jo përmes telefonit. Eja këtu, nesër në mëngjes dhe se dikush të takon këtu”, tha ai. Nuk e kisha besue se krijesa njerëzore i ngjanë një bishe të egër! (…) Të nesërmend shkova në Beograd dhe pastaj me autobus deri në Novi Sad! Një e dridhme më përshkoi tërë trupin, kur zbrita nga autobusi! Nuk kisha guxim të shiqoj anash dhe mbrapa kur befas ndëgjova një zë djaloshi “Më përcjell mua!”Kjo më frigoj edhe më tepër dhe vërtetoj rrezikun se unë isha e përcjellur hap pas hapi! Truri im filloj të mendoj edhe më tepër por këmbët nuk më bënin që të kthehem mbrapa! Kah do më drejtoj ky djalosh? Marko Jankoviq më tha në Studio B se këta janë shumë të rrezikshëm dhe se më mirë është që mos të kuptoj asgjë për këta! (fq.20) Mendja më thoshte që të dorëzohem, një thirrje e ndëgjoja përmbrena meje kur u ndalëm para një veture t’zezë me xhama të errët e derë hapur, ndalur në qoshe të trotuarit! “Hyr mbrenda. Ne po të dërgojmë te Niku.” Ai djali pas të cilit hapëroja vazhoj tutje,thuaja se s’kishte asgjë të bënte me mua! (…) Tani ishte e pa mundur të mendoja të kthehem mbrapa, s’do e falja vetën asnjëherë, nëse do i ndodhte diçka edhe më keq vëllaut.(….) U ula mbrapa në veturë dhe vetura u nis. (….) Unë jam Dino. Mos ke frikë, ne jemi shokë të vëllaut tënd dhe atyre. Niku është në llogore por vjen kah kah mbrëmja.” Unë vetëm dua të kuptoj se çka është kah ndodhë me vëllaun tim! Nëse ju e dini, më tregoni që këtu, dhe unë do kthehem mbrapa menjëherë! Unë s’kam nevojë me vazhdue më tutje dhe me e prit Nikun! “Po, por unë nuk mundem me të ndihmue, përndryshe edhe s’mundem me thënë asgjë më tepër, para se Niku të kthehet nga detyra. Ai të spjegon dhe të përcjell më tutje te njerëzit dhe vendet, si dhe mënyrën se si duhet të veprojsh….por mos u frigo se je në duar të sigurta, te shokët e vërtetë të vëllaut tënd. Gjithëçka do të bëhet mirë tha ai dhe provoj të kthehej nga unë! Prap kisha frikë dhe se me dëshirën më të madhe isha kthye në shtëpinë time. (….) Këta vazhduan mbi urën e qytetit të vogël të Baçka Pallankës për në Ilok, te shtëpia e Nikut. E parkuan veturën në një garazh dhe ne u ngjitëm shkallëve lartë në katin! Aty ndëgjoheshin zëre të radio lidhjeve. (….) Më servuan kafe dhe ushqim pastaj më treguan edhe fotografi të vëllaut.. e të tjerëve….fytyra të maskuara, me ngjyra, uniforma të kamufluara, me thika dhe armë! Fotografi t’merri, t’merr edhe përmbrenda shpirtit tim (…) Tani isha në një shtëpi ku pronarët nuk ishin aty, aty ishte ngulë dhuna, terrori, “heroizmi i vëllaut tim me revole e thikë në gojë(….) nuk u besojsha syve t’mi kur shiqoje tmerrin përmes fotografive, gjendje ekstaze.(…) O zot po si qenka katandisë ky vëllai im! “ Po cili është vëllau im tani, pyesja vetëveten? Përgjegje nuk kisha. Dikush e thirri nga lart Dinon dhe ai iku lart. Prap mendja më shkoj te vëllau dhe mendova; çfarë po bëka vëllau, pse dhe për kend po bëka këtë, e qëllimi, a nuk është kjo utopi e Serbisë t’madhe? “ Niku vjen shumë vonë. Porosia e tij është që ti të flejsh këtu sonte dhe se ai nesër është këtu, pastaj të ndihmon!…Atëherë, mendova të kthehem për në Beograd e pastaj në Valevë, por ishte vonë…Fotografitë e vëllaut më tronditën edhe më tepër, frigohesha tej mase, por tani isha e sigurtë se ai vëllau im i mirë dikur, tani s’qenka njeri mirë sepse paska bë gjëra të t’merrshme! “ Në rregull, po pres deri nesër,” thash unë. “ Nëse dëshiron, të afrojmë te Marko K, i cili banon këtu afër, në rrugën tjetër. Crni (Galani) ka qenë komandanti i tij, ai ka shumë respekt për vëllaun tënd. Ai është në izolim dhe se edhe jetën e ka të rrezikuar! Mund të shkojmë që tani sepse kur bjenë terri, ne nuk lëvizim,” tha Dino. Koka ime notonte në një kaos të pa imagjinueshëm, si në film të frikshëm.(…) Te porta ishte një qenë i tërbuem por kur ndëgjoj zërin e të zotit u ndal, ishte mirë i dresuar.Ai djali që e hapi portën ishte afër të tridhjetat, me flokë të shkurta, tip atleti, por me një pamje edhe më të frikshme se sa një ushtarë i Arkanit. (fq.22) Dino u përshendet përzemërsisht me Marko K dhe pastaj më prezentoj mua! Fytyra e Marko shkëlqeu me një buzëqeshje mirë se ardhëse! “ Gjithëçka në rregull?“ pyeti ai.” Natyrisht,” u përgjegj Dino. “Urdhëroni mbrenda”. Shkuam në kat, në një dhomë të madhe, ku muri nga ana e rrugës ishte me dritare. “Uluni. Vetëm këtu mundemi me bisedue lirshëm. Mua më përcjellin snajperistat dhe mund të përgjohemi nga ajo shtëpia andej rrugës,” tha ai me nervozë. Çfarë njerëzish janë këta, paranoid më duken, mendova! “Cila është arsyeja e vizitës?”pyeti Marko. “ “Unë ndëgjova përmes TV se vëllau im qenka arrestuar. Unë nuk e di as ku është dhe çka ka bë ai. Po mundohem të gjejë informata, por lëvizjet e mia po shkojnë si në qark! Për ditë të tëra, kam bredhë nga dera në derë, por prap më duket se jam në fillim! Dëshiroj të shkoj në Banjallukë dhe të e takoj vëllaun, por nuk e di se si të mbërrijë atje dhe se cilin të e pyes për atë.” “ Ti nuk e din se kush është vëllau yt!?” “ Vëllau yt është një serb i madhë, një hero i madhë. Një legjendë e vërtetë! Të tillët lindin vetëm një herë në njëqind vjetë. Po mos të ishte ai, Shamaci i Bosnjes ( kjo është komuna e parë që u sulmua nga Armata Jugosllave, grupet paramilitare dhe forcat jo të rregullta nga Bosnja dhe Serbia qendrire) do ishte i kroatëve ose muslimanëve. (…) Çfarë pritje i kan bë serbët e qytetit! Më vonë ke për të pa edhe në film, kur ai vjen këtu. Eprori i lartë Jeremiq,( kryekomandant i ushtrisë se rregullt serbe, më heret i vendosur në Bosnje në emër të ushtrisë jugosllave. Ai kishte përgjegjësi speciale për sigurinë e grupeve paramilitare që udhëhiqeshin nga Beogradi) me helikopter e kishte zbritë këtu, për një kurthë! Atë e shiqonin si një Zot, sepse serbët e B.Shamacit kishin ndëgjue për trimëritë e tija në Sllavoni, afër Vukovarut dhe shumë vende tjera! Ai e ka çlirue B.Shamacin, duke largua ish udhëheqësinë e vjetër dhe i ka ndërrue me të tjerë. Ai i ka shpërngulë kroatët dhe muslimanët. Ata pak që kan mbetë, tani janë lojalë të pushtetit, por tani të gjithë janë të obliguar që të hapin llogore të luftës. Dhe tani e arrestojnë! Ne nuk lejohemi të përplasemi për heroin, por as të protestojmë. Ata përmbi ne u besojnë vendimeve të veta por nuk guxojnë të pranojnë se ai u përket atyre.Ti duhet të jesh e pjekur dhe pa frikë. Kur ata e vërejnë se ti je e vendosur, besoj se do të dorëzohen. Sa më tepër njerëz që dijnë këtë ngjarje, aq më mirë do të bëhet për Crnin(Galanin). Ata nuk munden me e likuidue atë,” tha ai si i pa frymë.(fq.23) Vizita nuk ishte e gjatë por unë nuk kisha forcë të ndalojë të dridhurat e trupit. Rrugës për te shtëpia e Dinos takuam një njeri i cili dual nga një veturë me një automatik të shkurtë. “Rambo, kjo është motra e Crnit” “Shumë mirë, tani le të shohin ata se, a guxon të pyes dikush se çka janë duke bë me Crnin (Galanin),” bërtiti Rambo dhe shkoj kah shtëpia.(…) unë e kuptova se ky tipi ishte po ashtu nga e njëjta oranizatë e dyshimtë.(….) Dino më tregoj dhomën dhe banjon, por unë i kisha vërejtë disa albuma, aty në dhomë dhe pyeta se a mundem të i shiqoj para se të bie me fjetë! “Jo, ato i përkasin pronarit”. E kuptova se shtëpia nuk qenka e tyre, ishte plaqkë e luftës. Këta e paskan përzanë pronarin, nëse ai nuk është largue me vetë dëshirë. “Flejë qetësisht, këtu je e sigurtë, gjithëçka është ok! Ne të zgjojmë me telefon kur Niki kthehet nga llogori.(…) Të nesërmen erdhi Niku……Unë nuk kam ardhë këtu si grua por si motër! “Duket kjartë se edhe ashtu i përngjanë. Ti qenke e pjekur dhe kokëfortë sikurse ai. Edhe zërin e paskeni të njëjtë. Po ku e pasna ndëgjue këtë zë? (fq.24) “Mirë se ke ardhë. Unë jam një shok i vëllaut, kemi qenë bashkë një kohë. Unë nuk jam marr me atë që ai i ka bë, por njihemi mjaftë mirë. Neve n’a kan mashtrue, dhe kjo është e tëra që mundem me thënë. Mendoj se kjo të ndihmon, por ti nuk mundesh me drejtua asgjë e vetme. Ti nuk mundesh me udhëtue vetëm për në Shamacin e Bosnjës. Më beso, po shkove vetëm, mund edhe të vritesh (…) Shko në Ministri të mbrendëshme dhe luti që të kontaktojsh Frenkin, është mirë me bë pak zhurmë, por jo shumë (…) insisto dhe mos lejo që ata të frikësojnë! Ai (Frenki) mundet me të ndihmue për të mbërri në B. Shamac. Pastaj, nëse mbërtinë atje, mos i trego askujt se kush je ti! Mos e përmend emrin tim te Frenki. Nëse mua më pyet dikush për ty, unë them se asnjëherë nuk të kam takue ty. Ke nevojë për diçka, vetëm kontakto Dino. Kujdesë se çka flet edhe në telefon. Kjo është e tëra.”(…) Dino me kthej në Baçka Pallankë e pastaj shkova në Novi Sad dhe nga këtu në shtëpinë time, në qytetin tim. Të nesërmend shkova në Ministrinë e punëve të mbrendëshme në Beograd. Ishte dhumë ftohtë. E gjeta ndërtesën dhe pastaj dorëzova kartelën identifikuese në recepsion. “Urdhëroni, çka ju suall këtu?” “Dëshiroj të flasë me Frenkin,” u përgjegja. “ A ka emër, ky që po kërkoni,” (fq.25) “ “Natyrisht se po, por unë nuk e di. Emri nuk ka rëndësi për mua. Frenki e ka të kjartë dhe e din se cilin unë dua të e takoj. Ky pseudonim nuk ka të bëjë asgjë me mua por për ata.” “Shënimet e vëllaut ju lutem. Ulu dhe prit.”Pas nja gjysmë ore erdhi si me një humor të keq the tha; “Provo në shtabin gjeneral të Armatës Jugosllave. Atje besoj se e merr përgjegjen,” tha ai shkurt dhe përfundoj biseda. Se si më ra ndërmend koloneli Slobodan Jeremiq, koloneli Bajiq dhe ajo ndihma me helikopter për vëllaun tim. E mora kartelën identifikuese dhe u nisa për te shtabi gjeneral. (…) Aty në recepsion më shiqonte një ushtar, me një shiqim jo të ndershëm, ai i shiqonte po ashtu ato qizmet e përbaltosura dhe m’pyeti: çka kërkoni? “Dua të takoj kolonelin Bajiq.”(…..) “Ky person nuk gjendet këtu.” “Unë e di se po. Unë dua të e takoj! Thirre dhe thuaj se unë nuk largohem nga këtu, pa folë me at,” ia thash me këmbëngultësi. Ai bisdoj përsëri me dikend në telefon. “Po, përse don me e takue at?” më pyeti mua. “ Unë, nuk mund t’a them ty!” Prap filloj të flas në telefon, pastaj tha se duhet me pritë. Pas gjysmë ore, erdhi oficeri afër meje dhe filloj të flas me mua. “Përse don të e takojsh kolonelin B?” “Ai e din se ku është vëllau im, por edhe çka i ka ndodhë atij..Unë pres që ai të sqaroj këtë”. “ Atëherë, si e din ti që ai din gjithëçka për vëllaun tënd?” “ Kjo është e njëjtë sikurse unë po e di se egziston koloneli Bajiq,” u përgjegja si e pa fytyrë.” “Ti duhet me pritë sepse ai ka të ftuar mbrenda. Ke uri? Bëjë kafe ose çaj i tha oficeri ushtarit. (fq.26) “ Jo falemnderit,” u përgjegja unë. Unë gjithnjë e kam urrejtë pritjen, dhe kjo më shkon nëpër nerva. Pas shumë orësh, erdhi i njejti ificer dhe shkuam së bashku te lifti, pastaj në disa kate lart e më në fund te zyrja e kolonelit! Erdhi koloneli, lëshoj disa letra në tavolinë dhe u përshendet me mua. “ Mirëdita, mirë se ke ardhë. Unë jam koloneli Bajiq, udhëheqës i shtabit të sigurisë ushtarake të Serbisë. Çka është ajo që të detyroj me ardhë te unë?”

> “Crni (Galani) është vëllau im. Jam e bindur se ti mundesh të më informojsh mua se çka po ndodhë me vëllaun. Të lutem, më trego të vërtetën e kësaj t’keqje,” e luta unë. “Pse ti mendon se është kah ndodhë diçka?” “Vëllau im ka qenë person anonim, djalë i ri nga periferia. Prej momentit kur e kam ndëgjue emrin e tij në televizion, kam kuptue se dikush ka investue në te, dhe kjo është e kundërta e asaj që unë e njohë si vëlla. (…) Unë dua të kuptoj se çka është duke ndodhë, qoftë ajo se dikush po luan me jetën e tij, apo ndoshta ai meriton me qenë atje ku është.” “Ti ke ardhë aty ku duhet. Unë e njohë vëllaun tuaj, dhe më duhet të them se e admiroj. Nga toni i juaj po kuptoj se ti nuk po krenohesh fare me rolin e tij në ngjarjen e Bosnjës. Ai është një hero dhe njëri nga më të pjekurit që unë njohë. Unë e di se ku është ai dhe përse është atje. E tëra është një lojë politike dhe se nuk është e rrezikshme. Më beso mua kur unë të them se asgjë e keqe nuk do i ndodhë. Gjithëçka është nën kontrollën tonë. Ne do e ndihmojmë atë, mos ke frikë.” “Po kush është (ne)? Kush tjetër është që po don me e ndihmue? Më ndihmo mua të kuptoj se si është e mundur që serbi të shpëtoj serbin nga një serb tjetër?! Unë dua të e kuptojë këtë dhe se kjo është e domosdoshme për mua. Ai është vëllau im. Unë s’mund të rri e qetë në shtëpi dhe të dëgjojë histori fantazmash për likuidimin e vëllaut tim. Çka kishe me bë ti, sikur të ishe në vendin tim” pyeta unë dhe më erdhi të qajë.” Ne,jam unë, koloneli Jeremiq, i cili përndryshe është një shok i afërt dhe i mirë i vëllaut tënd dhe shumë të tjerëve. Unë nuk mund të sqaroj të tërën. Mjafton që ti të kuptojsh se ai është i sigurtë dhe se askush nuk e ka guximin që të e lëndoj. Ne nuk dërgojmë njerëz nga këtu e pastaj, ata të arrestohen e ngacmohen atje. Mos shko në Shamac. Ti nuk mundesh të e takojsh dhe kjo nuk do të ishte e sigurtë për ata.” Kush është Frenki? Jam mundua të e takoj. Por ata pretendojnë se ai emër nuk egziston. A mundesh ti që të paktën të më spjegojsh se a ka kuptim që unë të provoj edhe njëherë në Ministrinë e punëve të mbrendëshme. Unë besoj se mundem me gjetë njerëz të cilët ti s’do dëshiroje të i zbulojsh atje,” (fq.27) “Mos përmen emrin tim atje dhe mos trego që unë të kam dërgua atje. E jotja është që vetë të vendosësh se a dëshiron me u kthye edhe një herë në Ministrinë e punëve të mbrendëshme,” përfunoj koloneli Bajiq. E falënderova edhe njëherë dhe vazhdova te recepcioni i Ministrisë për punë të mbrendëshme. Këtë herë isha edhe më e vendosur se sa para disa orëve. “ Zotëri, tregoj ndonjërit se unë dua të e takoj Frenkin. Dua të flas me atë. I thuaj se unë nuk largohem nga këtu pa mos e takuar, ose më largoni me dhunë nga këtu. Por nëse zgjedhni këtë të dytën, unë do pres jashtë, përpara derë derës hyrëse. Do e takoj atë njeri, po më kushtoj me jetë. Nuk e di kah më erdhi ajo forcë! Sikur të e dija se me cilin do bisedoj, dhe se me çka mirret ai, sigurisht që do isha largue me të shpejtë nga këtu. (…) Mbeta në një dhomë të vogël duke pritë. (…) Çdo gjysmë ore vinte një polic dhe shiqonte mos vallë jam largue nga aty, pasi që unë po pritkam një njeri që nuk egziston.(…) Kur u terrua, ata vërtetuan egzistencën e tij dhe thanë se ai është në fushë/llogore, por do ishte mirë që ti të shkojsh në shtëpi, dhe nga atje të caktojsh një takim përmes telefonit. “ Jo, unë s’mund të sillem kështu në rreth, unë s’kam as forcë dhe as para për të ardhë këtu edhe një herë. Pasi që tani jam këtu, po e pres deri sa ai të vjenë.Tani ose më vonë ai do vjen nga terreni. Unë s’jam kah ua nxë rrugën juve. Vonë në mbrëmje erdhën dy të rinjë pa uniformë në dhomën e pritjes. Njëri nga ata e kishte një vrragë në fytyrë e faqe e deri cepi i gojës. Dukej mjaftë i frikshëm.(…) “Halo, unë jam Riki. Eja me neve dhe se do e takojsh Frenkin. Unë personalisht e njohë vëllaun tënd dhe kam shumë për të e falendëruar. Ai i ka shpëtue jetën vëllaut tim, kjo nuk harrohet lehtë,” tha njeriu me vrragë.” Jo, unë s’mundem me ardhë me juve. Po pres këtu.” “Mos u frigo, ti je e sigurtë me neve, se sa në shtëpinë tënde. Ti vetë ke zgjedhë, përndryshe kemi me të bartë hopa,” tha ai si me shaka. Ai tjetri s’fliste fare. Edhe pse frigohesha, s’kisha tjetër zgjedhje. U ula mbrapa në një veturë të zezë dhe vazhduan rreth e rrotull ndërtesave, ashtu që unë mos të mbaja mend se kah jemi duke shkue. (fq.28)(….) Më në fund arritëm në një rrugë pa drita. Parkuan veturën dhe ata vazhduan njëri pas tjetrit por unë isha në mes. Në afërsi të vendit ku u ndal vetura dukej një dritë e zbehtë(.…) kur u afruem edhe pak, u hap një derë dhe hymë mbrenda. Dukej një tavolinë dhe disa njerëz përreth. U ulëm e pastaj një djalosh n’a luti, nëse duam me pi diçka.” Mora një kafe pasi që ai djaloshi insistoj. (…) Të pranishmit flisnin me kode të ndryshme, asgjë s’kishte të bëj me luftën. Prapa asaj turmës së vogël erdhi një person, pastaj erdhën edhe dy të tjerë, të cilët u ndalën në qoshe të tavolinës së fundit. (…) Njëri nga ata u afrua dhe tha; “Unë jam Frenki. Ishte kokëfortë dhe i vrazhgët! Çka don nga unë? Kush të ka dërgue këtu?” Fillova të dridhem edhe më tepër, ashtu që nuk ishte e vështirë të kuptohet kjo. Toni i tij ishte pasqyrë e personalitetit, mendova unë.”Në një blok të shenimeve të vëllaut e kam gjetë emrin tënd. Kam ardhë këtu, dhe kam një lutje për ty, kam nevojë për ndihmë, për të shkue në Banjallukë. Unë dua të e takoj vëllaun tim, kjo është e vetmja që më intereson. Ska rëndësi se çka, ai ka bë, ai është vëllau im. Askush nuk don me më ndihmue. Në Ministri të punëve të mbrendshme nuk pranojnë se kan ushtarë e policë në Bosnje! Por, unë e di se kemi, të gjithë e dijnë këtë.”(…) (fq.29)”Vëllau ishte një kohë këtu te na, ai tani nuk është.Por, do e ndihmojmë që ai të dalë nga Bosnja.Ti nuk mundesh me shkue atje për të e takue.”(…) Për fatin tim, një tjetër person që ishte aty afër, më duket se quhej Stepa, ishte më i sjellshëm dhe shoqëror ndaj meje. “Unë e njohë Crnin(Galanin),një luftar i pa epur, ndër më të mirët, ai s’dinte çka është frika. Ne jemi prapa tij. Me mundësitë që unë i kisha, unë i pata siguruar atij dhe ushtarëve, armët më të mira si dhe jelekë plumbi nga Amerika. Dymijë dollar ka kushtue një jelek plumbi. Kombi ka për të kujtue këtë trim. Mos u frigo, do të bëhet mirë për derisa ai n’a ka neve. Kjo është vetëm politikë. Në mesin tonë kemi po ashtu”amerikana” të cilët e duan Jugosllavinë. Populli, mjafë është gjakosë për Jugosllavinë. Ne e dëshirojmë vetëm Serbinë dhe pikë!”Ky zotëria mundohej të ishte i sjellshëm me mua, provonte të më largoj frigën, por nga fjalët e bënte të kundërtën.(…) Aty unë e kuptova se Frenki ishte i madhi shef, kur ai u ngritë në këmbë, të gjithë u drejtuan. Ai iu drejtue Rikit e pastaj mua:”Kujdesu të sigurosh një dhomë hoteli për zonjën.” “Shko në shtëpi dhe mbajë kujdesë për vetëveten, mos bë zhurmë për gjëra që ty nuk të takojnë. Harro gjithëçka dhe qetësoje veten.,” tha ai me një ton kërcënues.(…) Riki dhe partneri i tij më dërguan në hotel. “Flejë e sigurtë. Unë të kisha këshillue që të mos provojsh me shkue në Bosnje, ti s’ke shanse të kalojshë Raçën. Po arrite atje, sigurisht se do të jesh e vrarë. Kështu nuk e ndihmon as Crnin(Galanin). Për hatër të krejtë kësaj, mos i trego askujt se ti je motra e Crnit(Galani). Po u muar vesh kjo, beso se nuk do të jesh e sigurtë as në shtëpinë tënde. Më beso se kjo është e rrezikshme.(fq.30). Harro gjithëçka, shko në shtëpi, heshtë dhe jeto normal jetën tënde. Ka shumë që dëshirojnë të i hakmerren Crnit(Galanit) edhe përmes familjes.Për këtë janë ç’mendë të gjithë kur e kan mdëgjue emrin e tij në televizion dhe gazeta. Kështu siq je duke luajtur jo frikën, po e bën veten një cak për të keqen tënde. Mos u ekspozo më tepër.Tërhiqu nga kjo rrugë,” tha ai djaloshi që më parë ishte i heshtur. “Përse? Çka ka bë ai, çka ka të bëjë kjo me mua? Pse të më vras dikush mua? Unë nuk e besoj se ndo një serb don të më vras mua? (…) Unë nuk e kuptoj se çfarë loje është kjo, cili vranë cilin dhe përse! Fantazi më duket kjo. Cili po lufton cilin, cili është serb i kësaj ane, cili serb është asaj ane, dhe kush janë “amerikanët tanë” ? E tmerrshme! “Ti, nuk e ke idenë se çka është duke ndodhë në vend. Muslimanët, kroatët, t’anët që punojnë për forca të jashtme,…..Të gjithë po dëshirojnë të dëmtojnë ty,në shenjë hakmarrjeje ndaj Crnit(Galanit). Për këtë, ti duhet me ba ashtu qysh unë po të them dhe heshtë,”përfundoj ai.(…) Të nesërmen u ktheva në shtëpi dhe pastaj shkova në Beograd kur edhe e thirra Dinon në Ilok. “ Të lutem më spjego se si mundem të arrij unë në Banjallukë, Dino. Unë kam frigë se mund të bëjë ndonjë gabim dhe futem në teritorin e muslimanëve ose kroatëve, unë kam nevojë për ndihmën tënde.” “Mos provo me shkue në Banjallukë, por pasi që ke ngulë këmbë, shko në Shamacin e Bosnjës. Atje janë njerëzit e tij, ata munden me të ndihmue. Kuptoje se pa ndihmën e këtyre smundesh me ba asgjë. Merre një biletë deri në Crkvina, pastaj për në Shamac. Kujdesë me kend udhëton! Edhe një herë po të them; mos e përmend emrin e vëllaut deri sa të e takojsh Stivin, ai është shef i policisë. E kupton?” “ Në rregull është,” i thash dhe e falendërova.(…)(fq.31). (…..) Autobusi ishte përplot njerëz të armatosur! “Kur arrita afër kufirit(Bosne-Serbi) në Raça, policë me uniforma kamuflazhi n’a ndalën dhe kërkuan kartelën e identifikimit. Ai që më kontrolloj më tha; “Merre bagazhin dhe eja pas meje, e deri te një kontanjer.” Kërcënimet e Frenkit dhe vërejtjet e Dinos me Nikun, filluan të më sillen nëpër kokë! “Pse vetëm mua më nxorrën nga autobusi? “Më falë, por pse më mbani këtu? Pse vetëm mua? E kam ble biletën, jam duke shkue te fsmilja në Bosnje,” pyeta unë. “Jo, ti nuk mundesh me shkue në Bosnje.Më vjen keq por tani ne duhet të gjemë një transport mbrapa për në Mitrovicë të Sremit. (…) fq.32). U ktheva prap në Valevë dhe vendosa të kalojë Drinën me trajekt, por në mbrëmje përsëri e thirra Dinon. (…) Ti s’duhesh të lejojsh veten me ba gabime sepse mund të kushtojë shtrenjët. Ne po bëjmë një plan. Dikush nga ne do të ndihmoj, por të kalojnë disa ditë dhe ndoshta ata mendojnë se je dorëzua. Të thirri kur ne jemi gati. Ata nuk frigohen nga ty, por e vetmja ajo që ata i frigon është, nëse ti siguro ndonjë material që Crni(Galani) e ka mshefë. Kjo është pengesa e jote. Crni(Galani) ka njerëz atje. Bandat e Frenkit mendojnë se dikush nga ata ka diçka. Flitet për një videokasetë, të cilën këta nuk e kan gjetë kur e kan kontrollue çdo kaqubë, çdo shtëpi , aty ku Crni(Galani)ka qenë, si dhe shtëpitë e njerëzve që ai i ka njoftë.” Pas disa ditëve, Dino më telefonoj dhe më porositi që të marr autobusin nga Beogradi për në Crkvina, atje dikush të takon ty. Nëse ndonjëri të pyet, i thua se shkon për vizitë te Svetllana dhe nëna e saj, Gordana. Mos ke frikë, mirë do bëhet. Përshëndete Crnin(Galanin)!” VAZHDON…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat