Uroj të kemi Pranverë,
siç e kishim edhe atëherë!
Me të drejtën historike,
t’popullojmë Pellazgjinë etnike!
Raca jonë ishte Pranverë,
i dha dije njerëzisë atëherë!
Të tjerët s’dinin si me jetuar,
Pellazgjia dije i’ju kishte ofruar!
Ju mësoi lexim me alfabet,
që njerëzia të aftësohet vetë!
Thot-i themelues;
për njerëzinë n’shkencë ishte i parë,
i hapi njerëzisë rrugë me dije për t’ardhë!
Pastaj vije babai i Ilirit,
njerëzisë i’ju hoçi hirin prej syrit!
Kadmi me shkrim fonetik;
për popull bëri dritë!
Solli Pranverë për t’shndëritë!
U t’holluam por s’u këputëm,
gjuhët e profetëve kurrë s’u zhdukën!
Ilirishtja gjuhë hyjnore,
s’humbë Pranvera për ne prore...