Poezia

Kultura

Poezia

Nga: Xhevrije Kurteshi Nimani Më: 21 mars 2022 Në ora: 12:44
Xhevrije Kurteshi Nimani

Ti je poezia

Ti je vargu im,

Muza ime që më vjen

Pa orare dhe natën vonë.

 

Ti më je gëzim çasti

Dhimbje malli gjerë në palcë,

Më je ëndrra e së ardhmes

Dhe mehlem pa ilaç.

 

Je furtunë në mes qershori

Vapë e val në janar,

Je arsyeja dhe për jetë

Të paça e dashur përgjithmonë.

 

Muza ime varg i shkruar,...

Që më bënë roje deri näten vonë,

Do të jetosh me mijëra vjet

Dhe atëherë kur unë më s'do të jem.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat