Sot është ditë pranvere
Një ditë plot mallëngjim
Njerëzit shikojnë me mall
Dielli sillet vërdallë
Ne mbetemi të shtangur
Si asnjëherë më parë.
Në këtë letër të bardhë
Dua të lë një ngjyrë...
Cilën? - Ngjyrën vjollcë
Ngjyrën e bujarisë njerëzore.
Tani, si dikur...
Si atëherë, edhe sot
S'mund t'i shlyej kujtimet
Lidhur me ngjyrën, lulen vjollcë...
Në zemër gërmih mallëngjimi
Sikur numrat telefonin
Në fshat TY të ndriçon hëna
Ndërsa mua këtu në qytet
Edhe dielli më bën errësirë.