Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq sonte premierën e parë për vitin 2022.
Në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar të Kosovës jepet shfaqja "Romeo & Zhulieta", në koreografi të Konstantin Uralsky dhe në asistencë të Yury Romashko.
Muzika e shfaqjes është realizuar nga Sergey Prokofiev ndërsa kostumet dhe skenografia nga Tayfun Çebi ndërsa asistent i kostumografit ka qenë Shemsi Avdiu.
Sonte ora 20:00 ndërsa repriza e parë nesër në të njejtën orë.