Sot 6 muaj, gjysmë viti
Mbush kjo yllkëz, mbesa ime,
Shpirtin ma ngrohu, ma ndriti
Ky univers me gëzime.
U faleminderit shumë
Nuses edhe djalit tim,
Kur jeta m' derdhi furtunë
Ata - mjaltë për shërim.
Pas Perlës më falën Amin,
Bukurinë që kurrë s' është parë,
Amaris më shëron xhanin,
Si ëndërr thurur me ar.
S'ka princeshë që t'i ngjajë,
S'do të ketë, pa diskutim...
Vetëm Perla mund t'a mbajë
Tek ne, t' tjerët s'ka besim...
Amaris më sheh, më njeh,
Më buzëqesh si dritë ujvare,
Ndoshta mua më pandeh
Si një babagjysh përralle.
Vjen dallëndyshja mbi tel
Tok me Amin pranverë solli,
Kjo ditë marsi gonxhe çel
Të marrë rreze çupa doli...
Vlorë, 23.03.2022