Emri im i ka dy ditëlindje
Të masakrës që e mbijetova
Në Izbicë aty ku u takova me vdekjen
Ëndrrës i kërkova një ditë të re
T`i ëndërroj liri kufomave mbi trupin tim
I luta bilbilat një këngë të ma këndojnë
Të udhëve që ndalojnë mërgimi e birit tim
Të rri në dheun e shqipeve
Shqip të flas dhe të vdes me ty vendi im
Veç zanat mu kujtuan t`i thirri
Që kurrë ma mos u ktheftë ferri I zi
Sot qava me sytë e birit tim
Që e la atdheun e iku në perëndim
Nesër nuk do të qaj ma
E di se do të udhëtoj bashkë me çlirimtarët
Nëpër secilin lapidar nga një trëndafil
Ju le shokëve të mij që vdiqem së bashku.
Izbicë 28 Mars 1999