Nata përtyp tmerrin e hapë plagë dhimbjeje

Kultura

Nata përtyp tmerrin e hapë plagë dhimbjeje

Nga: Tahir Bezhani Më: 31 mars 2022 Në ora: 14:29
Tahir Bezhani

Qytetet Marioupo, Kherson

e Melitopol

Natën i kishte mbuluar flaka

Ditën i mbyste tymi i zjarrit të tankeve ruse

Në gërmadhat e spitalit

çanin fëmijët

Lemerisjet dëgjoheshin larg

Luftë mes jetës e vdekjes së dhunshme

Me tej,

Në grumbull gërmadhash,

Vrushkuj gjaku

të posa lindur betonohej

Thithnin kerozinën

e aeroplanëve supersonik

Si gjinjtë e nënës në agoninë e natës

Ngricë e egër mbyllte sytë

e ngrirë

Lëmonte shpresat e mekura

n ‘prag vdekje

Në mes qiellit përtypeshin yjet

mjegullnajave

Në maternitetet e spitaleve

lindje të reja

(Fillimjetë nën krismë

bombash helmuese)

Jeta digjej mizorisht

krimeve njerëzore

Nga shpirtra të tërbuar,

Lidhur posteve të ndyra....

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat