Aty ku trupi të ra,
Toka u skuq, u nxi, u shëmtua.
Fytyra t’është zbardh e qeshë e zbukurua.
Emri t’është rritë e ndritë e lartësua.
Djali në dëshmor u përjetësua.
Burri në përmendore u gurësua.
Nga lapidar’ i qeshur e shikon qiellin.
Dhe, ashtu i qeshur ti flet me diellin.