Për çlirim nga brenda guximi vëlonte,
okupimi nga jashtë shtërngonte...
Ngrirja humbi kuptimësinë,
mori rrugë veprimi i lirisë...
Kundër fortunës e tiranisë,
s’u shuar kurrë uniteti i harmonisë...
Kundër territ e zisë,
rrezatoi dritë e diellit t’bardhësisë...
Kurrë s’shuhet dritë e yjve n’qiell,
urrejtje helmime do t’ketë çdo herë...
T’këqiat i heq shpirtëmadhështia,
n’këto hapësira t’lulzojë jetë nga liria...