Bredha rrugë e rrugica,
Vende të bukura sa më s'ka,
Shijova çaste të lumtura,
Por si shtëpia e prindërve nuk ishte asnjë.
Aty ku u linda dhe u rrita,
Ku thura ëndrra pafund,
Si dashurinë e familjes,
Nuk e gjeta dot askund.
Në një tryezë mblidheshin të gjithë,
Sa të lumtur që ishim bashkë,
Ushqimet e nënës më të mirat në botë,
Atë bukë nuk e zëvendësoj me asgjë dot.
Shtëpia e prindërve si fole e ngrohtë,
Tani të gjithë fëmijët jemi tretur nëpër botë,
Aty përsëri shkojmë si zogjtë shtegtarë,
Vendtakimi ynë i denjë e plot mall.
Në shtëpinë e prindërve dyert janë të hapura gjithnjë,
Tani më nuk shkoj si vajzë, por si një bijë,
Fëmijët e kalojnë kohën gjyshërit duke I kujtuar,
Mezi presin pushimet te dajtë për t'i kaluar.