Ministria e Kulturë, Rinisë dhe Sportit, Ka hapur thirrje për mbështetje të projekteve të Organizatave joqeveritare, në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore.
OJQ-të, mund të aplikojnë për pesë kategoritë.
Mbështetje për zhvillimin organizativ dhe programor të OJQ-ve të artit dhe trashëgimisë kulturore;
Ngjarjet tradicionale të artit dhe trashëgimisë kulturore
Projektet dhe ngjarjet në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore;
Projektet e krijuesve të rinj
Fondi i mobilitetit për promovim ndërkombëtar të artit dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Sipas MKRS-së, vlerësimi i projekteve do të shqyrtohet në dy faza, vlerësimi administrativ, që identifikon nëse aplikuesi ka ofruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara me këtë thirrje publike për kategoritë përkatëse. Plotësimi i dokumentacionit pas afatit të aplikimit, përkatësisht gjatë periudhës së vlerësimit apo afatit të ankesave, nuk është i mundshëm.
Aplikimi bëhet vetëm online përmes platformës e-Kosova, thirrja do të jetë e hapur nga data 01.04.2022 deri më datën 22 prill 2022, në ora 23:59.
Përmes kësaj thirrje MKRS, ka për qëllim promovimin e artit dhe trashëgimisë kulturore përmes pasurimit, diversifikimit dhe rritjes së cilësisë së jetës kulturore, si dhe nxitjen e vullnetarizmit dhe pjesëmarrjes aktive të të rinjve në jetën kulturore brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, me theks tek fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara.