Në këtë shekull, duhet ta kemi mendjen dhe zemrën e Gjergj Kastriotit, për ta udhëhequr vendin si ai me urtësi, trimëri e vizion, për ta dalluar armikun që fshihet nën lëkurën e qengjit, armikun e hapur dhe të fshehur, mikun e vërtetë, poashtu për ta njohur të kaluarën tonë historike si dhe udhën e të ardhmes sonë.
Të jesh pasardhës i Gjergj Kastriotit në këtë shekull është përgjegjësi e madhe, sepse mbartë një emër të madh i cili la gjurmë të pashlyera në historinë arbërore dhe atë europiane.
Të mbashë veten si pasardhës në këtë kohë sfidash e krize identiteti është të bësh dritë me vepra Kastriotiane dhe t'i tregosh botës se je pasardhës i iliro-arbërorëve, je nip i Gjergj Kastriotit të madh.
Prandaj ,me anë të ringjalljes së vlerave arbërore europiane dhe ecja e popullit dhe kombit tonë në udhën që na e trasoi udhëheqësi i urtë, vizionar e strategu Gjergj Kastriot do ta kemi të sigurt të ardhmen tonë si shtet e komb.
Vetëm kështu,do ta zëmë vendin në mesin e kombeve të civilizuar dhe familjen europiane që na e përcaktoi me vulën e tij, mbreti arbëror Gjergj Kastrioti i pavdekshëm.
Çdo udhë tjetër jashtë kësaj, dhe çdo përqafim i ideologjive të pushtuesve shekullor do ta shpie popullin dhe kombin në humnerë e denatyrim.[Gjon Keka]