Diktatura e Enverit
Akuzat e Kristaqit
Varën poetin n'lule t'rinisë
Shkretnuan frutët e lirisë
Mbjellën farën e urrejtjës
N'zemër t'shqiptarisë
Shuanê me gjak
Lirinë e poetëve
N'çdo skaje t'Shqipërisë!
Po qajnë fusha
Po qajnë male
Renkon toka
Gjemon Buna!
Lajme tmerrshme dëgjon Kuksi
Sot po varët Havzi Nela
Loton qielli
Edhe nëna po vajton
Iu varë djali nga Enveri
Diktatura e t'merrit
Havzi Nela një poet
Pakë pa vdek
Na la ne një amanet
Varrin tim kur ta vizitoni
Mos, mos thoni
Havzi Nela ka ndrru jetë
Është i gjallë
E kurrë s'do t'vdes
Ra martirë
Për t'drejtatê dhe liritë
E popullit t'vetë!