Futbolli kudo ke ne
Është luajtur kaherë
Në fusha pa fije bari
E me tre-katër referë
Portat e portierëve
Shpeshherë pa rrjeta
Topi ndodhë të shkojë
Jasht fushës- në vreshta
Kur të anulohet goli
Shumë shikues në fushë
Madje godasin gjyqtarët
Me shqelma në gushë
Edhe nga tribunat
Të rinjë edhe ca pleq
Shajnë gjyqtarin si në kor
Nënën, si është me keq
Pas pranimit në FIFA
Kemi ba eskperienca
Menjëherë pas ndeshjes
Fituesin e pret emergjenca
Në fund të çdo ndeshjes
Nga të gjithë dënohen
Menjëherë në javën tjetër
Të gjitha këto harrohen