Diku në vitin e kaluar
Në parti u anëtarësova
Pa u mbushur një vit
Edhe punën e fitova
U gëzuam pa masë
Madje familja e tërë
Prore më vinin urimet
Punë të mirë ke bërë
Më uronin me zemër
Të rinj , pleq dhe plaka
Akoma pa shkua në punë
Kësaj pune i doli flaka
Të gjithë më apostrofonin
Televizione dhe portale
Ditë në vijim për mua
Si duket do të jenë fatale
Unë dot nuk u punësova
Në kabinete , në qeveri
Pse po ma prishni punën
Më etiketoni me aq neveri
Unë me vite të tëra
Këtë ditë e kam pritë
Të nxjerr vetëm qymyr
Natën t,ua bëj dritë
Të punoj në shi e borë
Edhe në dritën e hënës
Tani edhe ma akuzoni
Pa nevojë djalin e nënës