Çka kanë këta njerëz
Që vijnë si të tërbuar,
Të rinj, burra, pleq e nëna
Me fëmijë në duar.
Janë nisë për rrugëtim,
Në rrugën për shpëtim,
Lundrojnë në detin e gjatë,
Në arrati pa kthim.
Mbrapa lanë gjithçka,
Lanë shumë histori,
Të djegur nga barbarët
Të bërë shkrumb e hi.