Isha ndryshe, e modifikuar nën trysni dhune
Ju besova kokës që më tha janë budalleqe,
makth ëndërre, vet i ka kaluar, dhe ata para saj
E dinin e s`më mbronin, isha si ata dikur
e vogël para botës së madhe prej nderi
turpi, thashethemesh gjithnjë e kudo
në jetën e dhënë të pazgjedhur
Në Institucionet e asfiksuar duar vrastare
fajin kanë të vegjëlit, të pavlerë, inegzistente
guriçka nën këmbët e të mëdhenjëve në botë
Për ta përditësi e gëlltitshme,
për mua gjakderdhje e brendshme shpirti
me jetë cicërimash anemike e nevrike
Psikolog shkoj për të kuptuar si heshtet dhuna
me shpirt të vetëvrarë në trup që do jetuar
Jam qenie si gjithë të tjerët por ndryshe...
kafshatë ngecur në fyt, makth netësh e trishtë në sy.