Një vend është diku
Ku lulëkuqet rriten
Drejt qiellit lartësohen
Valëviten e harlisen
Si krahët e Shqiponjës
Është një vend diku
Me ngjyrat kuq e zi
Me kulla prej guri
E me besë të madhe
Një këngë në mes ujqish
- Kosova Shqiptare
Diku një vend është
Me logje e fjalë burrash
Këngë në flakë e zjarr
E madhja krenari
Për mua e për ty
- Kosova kreshnike
E Nënës Shqipëri.