A është fajtor shqiptari pse në këtë qiell jeton,
nën këtë qiell në trojet e të parëve të vet?
A është fajtor pse është,
e përkundër të gjithëve qëndron shqiptari,
rob e njeri, që do i vetvetës të jetë?!
A është fajtor shqiptari, pse si të tjerët don
të jetojë si njeri në të vetat sot e përditë?
A është fajtor pse, përkundër dhunës - rron e qëndron nën qiellin e Kosovës loke,
në truallin e të parëve të vet!
Esad Mekuli!
Viti - 1938!