Kam kёnaqёsinё tё ndaj disa mendime lidhur me librin e ri tё kolegut tё nderuar Nijazi Halili "Sfidat Globale në Shekullin XXI". Mё vjen mirё qё kolegu Halili ka marrё pёrsipёr njё detyrё tё vёshtirё pёr t'i paraqitur studentёve, kolegёve dhe lexuesit tё interesuar njё libёr lidhur me sfidёn e shekullit XXI, Globalizimin. Nё fakt, lidhur me globalizimin, artikujt studimorё dhe librat e shkruar nuk mungojnё. Nё trojet shqiptare procesi i globalizimit mendoj se nuk ёshtё ende nё nivelin e duhur tё tё kuptuarit si proces, ndaj dhe libri i kolegut Halili ёshtё ndihmesё dhe pёrpjekje e admirueshme pёr tё na prezantuar shkallёt e afirmimit tё globalizimit si proces jetik i njerёzimit. Gjithmonё gjatё shekujve tё historisё, njerёzimi ka patur sfida vendimtare pёr tё kapёrcyer. Menaxhimi i burimeve njerёzore dhe rrjedhimisht ekonomike ka patur ulje dhe ngritje. Keq menaxhimi i tyre ka sjellё jo pak herё problematika seriozenё jetёn njerёzore.
Pyetja qё shtrohet nё kёtё libёr tё kolegut Halili ёshtё e thjeshtё: a i vlen njerёzimit globalizimi? Unё do tё shtoja: a ёshtё i pёrgatitur njerёzimi pёr tё jetuar nё njё botё globale, pa kufij dhe me ndёrthurje tё fuqishme interesash ekonomike, shoqёrore dhe rrjedhimisht politike? Ёshtё e vёshtirё t'i japёsh njё pёrgjigje tё saktё kёtyre dilemave. Gjatё tё gjithё shekujve tё historisё, njerёzit gjithnjё kanё qenё nё kontakt me njёri-tjetrin. Kanё dhёnё e kanё marrё. Fakt ёshtё se, sa mё shumё ka pasur kontakte mes njerёzve aq mё tё shumta kanё qenё sfidat me tё cilat janё ballafaquar. Globalizimi, nga fjala vetё, ёshtё marrёdhёnie gjithpёrfshirёse. Njerёzit shkёmbejnё tё mirat me njёri-tjetrin, eksperiencat, tregtinё, shpikjet shkencore, por edhe problemet. Pandemia Covid-19 qё ende planeti Tokё po pёrjeton ёshtё sindromё e globalizimit dhe e tё jetuarit nё njё sistem global. Kishte mё shumё se 100 vjet qё nuk kishte ndodhur njё pandemi me pёrmasa tё tilla sepse bota ishte e mbyllur, dhe kur ndodhte ndonjё epidemi e rёndё, ajo ishte e lokalizuar nё rajone tё veçanta dhe nuk shpёrndahej nё pjesёn tjetёr tё botё. Tashmё, kur kufijtё simbolikisht kanё rёnё, biznesi ndёrkombёtar ka lulёzuar, por kanё lulёzuar edhe problematikat e mprehta si terrorizmi dhe pandemia Covid-19. Siç shikohet, globalizimi ёshtё njё proces kompleks qё duhet ditur si tё menaxhohet, jo vetёm pёr tё mirat qё sjell, por mbi tё gjitha pёr problemet serioze qё mund tё mbartё.
Kolegu Halili librin e tij "Sfidat Globale në Shekullin XXI" e ka ndarё nё gjashtё kapituj tё mёdhenj sё bashku me hyrjen dhe konkluzionet pёrkatёse. Nё kapitullin e parё, kolegu Halili pёrqendrohet nё sqarimin e termit "Globalizim" duke na paraqitur njё historik tё pёrmbledhur tё pёrdorimit tё kёtij termi si dhe pёrpjekjet e sё kaluarёs pёr tё patur tregti nё distanca tё largёta deri nё aplikimin sipas tij tё globalizimit modern.
Nё kapitullin e dytё, autori pёrqendrohet thuajse totalisht nё sfidat e globalizimit ekonomik duka na paraqitur njё tabllo sa mёtё gjerё tё kёtij koncepti. Mendoj, se do tё ishte mё e udhёs qё kolegu Halili nё kёtё kapitull tё na prezantonte njё ide mё tё qartё mbi tё ashtuquajturin “Globalizim ekonomik” duke u pёrpjekur pёr tё bёrё disa krahasime lidhur psh., me merkantilizmin evropian tё shekullit XVII-të si dhe arsyet e mosfunksionimit tё tij, deri nё shfaqjen e Revolucionit tё parё industrial nё fund tё shekullit XVIII-të e nё fillim tё shekullit XIX-të. Krahasimi i modeleve tё ndryshme ekonomike deri te globalizimi pёr tё na sqaruar se pёrse ndoshta ky sistem i ri ёshtё mё i vyer se tё tjerёt dhe ndoshta do tё jetё i suksesshёm, patjetёr do tё jetё njё vlerё e shtuar e kёtij studimi tё admirueshёm.
Nё kapitullin e tretё, Nijazi Halili na prezanton disa ide tё tij mbi globalizimin kulturor. Mendoj se kjo pikёrishtё tepёr delikate pёr njё arsye tё thjeshtё. Njёrёzimi ёshtё i ndryshёm nё origjinё, gjuhё, pamje, besim fetar etj. Qytetёrimet pёr mendimin tim, mё shumё janё pёrplasur me njёri-tjetrin sesa kanё bashkёpunuar. Bashkёpunimi ёshtё gjithnjё problematik kur nё thelb janё interesa tё papajtueshme pёr t'u shkrirё nё njё interes mё tё madh. Pikёrisht, tek papajtueshmёria e interesave nisin konfliktet e mёdha. Nё kёtё kapitull do tё ishte e udhёs qё autori tё mund tё paraqiste hipotezat e mundshme nёse sistemi global, nёse mund ta quajmё kёshtu, do t'i eliminonte konfliktet duke shkrirё nё njё interesat globale.
Personalisht, mendoj se pёr sa kohё njerёzimi nuk ka njё sistem tё vetёm politik dhe rrjedhimisht ekonomik (demokraci + kapitalizёm) do tё jetё e pamundur tё kapёrcejё problemet e trashёguara dhe ato qё do tё paraqiten nё tё ardhmen. Nё kapitullin e katёrt lidhur me globalizimin politik, autori na jep shembuj konkretё tё njё suksesi tё mundshёm ku shembulli mё i spikatur ёshtё Bashkimi Evropian. Ёshtё i njohur fakti se kjo pjesё e Evropёs nё tё shumtёn e herёve nё histori ёshtё ndeshur fort politikisht dhe rrjedhimisht ushtarakisht pёr t'u vetёshkatёrruar dy herё nё periudhat 1914-1918 dhe 1939-1945 nё dy luftёra thuajse apokaliptike botёrore.
Megjithё dallimet e theksuara politike, udhёheqёsit evropianё ia dolёn mbanё t'i shkrijnё njё nga njё interesat e veçantё nё njё interes mё tё madh evropian duke lejuar qё kjo pjesё e kontinentit evropian tё vijojё tё ketё njё prosperitet ekonomik tё jashtёzakonshёm dhe tё panderprerё prej mё shumё se 70 vjetёsh. Nё kapitullin e pestё, autori ndalet nё informimin e tё interesuarave pёr globalizmin mbi tё ashtuquajturin “Globalizim ekologjik”.Personalisht, me aq sa e njoh unё procesin e globalizimit, termi globalizim ekologjik, ёshtё njё term qё ka tёrhequr vёmendjen e studiuesve tё ndryshёm nё botё. Diskutimet e shumta qё bёhen nё tryeza tё rёndёsishme botёrore pёr "Ngrohjen globale" dhe pёr fillimin e tё ndёrtuarit tё njё industrializimi tё gjelbёrt qё sipas studiuesit Xheremi Rifkin (Jeremy Rifkin) do tё sjell Revolucionin e tretё industrial, ku ky proces nё mendimin tim ёshtё nё fazё eksperimentale dhe, bota ёshtё ende e varur nga industria e karbonit dhe e naftёs dhe ndoshta, e pёrsёris ndoshta, vetёm nё vitin 2050 bota do tё jetё "Carbon free". Nё kapitullin e gjashtё dhe tё fundit, autori flet pёr informacionin si sfidё brenda sfidёs nё procesin global.
Njё pafundёsi informacioni qarkullon ditёt e sotme nёpёr botё i pakrahasueshёm me asnjё epokё tjetёr historike tё njerёzimit. Avancimi i paimagjinueshёm i teknologjisё, veçanёrisht kёto 25 - 30 vitet e fundit, ka paraqitur pёrpara vendimmarrёsve probleme tё reja. Problemi mё i rёndёsishёm qё e vё nё dukje edhe autori Halili ёshtё; a mund tё kontrollohet gjithё ky informacion me burime tё pashtershme? Autori ia lё nё dorё lexuesve pёrgjigjen e kёsaj pyetjeje. Personalisht, gjithmonё kam menduar se informacioni ёshtё pushtet dhe nё fakt gjatё historisё ato shtetarё qё kanё kontrolluar informacionin kanё kontrolluar jetёt e njerёzve. Kёsaj here mendoj se ёshtё e kundёrta; informacioni si pasojё e avancimit tё teknologjisё ka filluar tё afektojё gjithçka duke u bёrё nё jo pak raste problem brenda problemit.
Libri i kolegut Nijazi Halili ёshtё njё vlerё e shtuar nё shkencat tona shoqёrore. Nga kontaktet qё kam pasur dhe kam me kolegun e nderuar kur diskutonin lidhur me librin qё po ju paraqesim, kishim kuptuar se nuk do tё ishte njё ndёrmarrje e lehtё pёr t'u pёrmbushur. Diskutimet lidhur me kёtё libёr nisёn qё nё fundin e vitit tё kaluar. Kolegu Halili ёshtё njё profesionist i pёrgjegjshёm dhe mbi tё gjitha mirёkuptues dhe tolerant ndaj mendimit ndryshe tё kolegёve. Ёshtё pikёrisht kjo vlerё e shtuar e personit tё tij, qё e bёn edhe kёtё botim tё ri njё vlerё pёr studentёt dhe kolegёt e tij tё shumtё. I uroj kolegut tё nderuar prof. Nijazi Halili suksese tё mёtejshme nё fushёn e vёshtirё tё kёrkimit shkencor dhe botime tё mёtejshme nё fushёn e shkencave politike dhe tё marrёdhёnieve ndёrkombёtare.
Recenesent
Prof.dr. Gjon Boriçi
Instituti i Historisё/Akademia e Studimeve Albanologjike
Tiranё,28.03.2022