Më kujtohet si fëmijë
Madje edhe si burrë
Këtij babadimrit plak
Pse nuk i besova kurrë
Ndoshta si tillë që isha
Kurrë nuk i socializova
Deri në këtë moshë dot
Dhuratë kurrë nuk pranova
Babadimri vinte në dhjetor
Në tjetër muaj asnjëherë
Por çudia më e madhe
Sivjet erdhi në pranverë
Nuk më doli mendimi
Se babadimri është i keq
I paska lënë anash fëmijtë
Qenka shoqëruar me pleq
Babadimri po na dhuron
Në prill nga një qindarkë
Me speca djegës nga importi
Pse mos ta hajmë një darkë
Nga sot këtij babadimrit
Do i themi babapranverë
Ndoshta e lëshon dorën
Edhe njëherë në këtë verë